Lidhu me ne

Gatime

Ja cila është receta e mëngjesit ideal për të humbur në peshë!

Ja cila është receta e mëngjesit ideal për të humbur

Shumë studime sugjerojnë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Sipas tyre, ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Ekspertët nënvizojnë faktin se ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës dhe kësisoj, njeriu është më pak i joshur ndaj ushqimeve të shpejta dhe plot kalori.

Ushqyerja e shëndetshme që në mëngjes është e mundur nëse mbani parasysh këto 2 aspekte:

Fibër, Proteinë, Karbohidrate Dhe Yndyrna Të Shëndetshme
Në mëngjes synoni që pjata juaj të ofrojë ushqyesit bazë shumë të rëndësishëm: proteina, fibër, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme.

Pra, ju mund ta nisni ditën me një fetë buke me drith të plotë, tërshërë ose fasule të zeza, të shoqëruar me vezë të ziera ose omletë, djathë dhe avokado.

Të gjitha këto ofrojnë ushqyesit bazë të nevojshëm jo vetëm për shëndet por edhe dobësim.

Të Paktën Një Frut Ose Perime Për Mëngjes
Nëse ju përfshini një frut apo perime të vetme për mëngjes, sapo keni ndërmarrë një hap shumë të shëndetshëm drejt pasjes së një peshe të mirë trupore.

Për shembull, omletën mund ta pasuroni me speca të cilat kanë vitaminë C, tërshërën mund ta kombinoni me banane ose fruta pylli etj.

Ato janë shumë të pasura me fibër, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Kur Është Koha e Duhur Për Të Ngrënë Mëngjes
Ekspertët këshillojnë që vakti i parë i ditës duhet konsumuar brenda një ore nga zgjimi.

Sipas të dhënave, nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore.

Për më tepër, ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar mund të frenojë edhe nepsin e darkës.

Darka ka tendencën t’i shëndoshë njerëzit sepse në mbrëmje, njeriu e ka të pamundur të djegë kalori.

Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet.

Këtë e thonë studimet e publikuara, sipas të cilave mëngjesi përmirëson djegien e kalorive dhe zbut ndjeshmërinë ndaj insulinës.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook