Lidhu me ne

Gatime

Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë, zbuloni çfarë është e mirë për shëndetin


Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë.

Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.

Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale.

Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.

Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Nisja e mbarë e ditës në të vërtetë nis që në mbrëmje.

Studimet kanë treguar se ajo çfarë hani në darkë mund të ndikojë në kundërpërgjigjet e trupit ndaj ushqimit që do të hani për mëngjes të nesërmen.

Optimizimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm jo vetëm për të përmirësuar rënien në peshë por për mirëqenien në përgjithësi.

Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll duke kombinuar ushqime me nivel të ulët glicemie siç janë thjerrëzat, fasulet e zeza, patatet e ëmbla ose gjoksin e pulës dhe salmonin.

Jo të gjithë karbohidratet të shëndoshin

Aktiviteti fizik ka një ndikim të pakundërshtueshëm në proceset e trupit dhe metabolizëm.

Kur ushtroheni, trupi ndryshon mënyrat si përpunon ushqimin. Këto ndryshime i çojnë ushqyesit aty ku nevojiten me të vërtetë.
Për shembull, pas stërvitjes muskujt përthithin më shumë karbohidrate.

Mos i shmangni karbohidratet pas aktivitetit fizik vetëm sepse është shumë vonë. Hani karbohidrate si patate të ëmbla dhe banane për të furnizuar muskujt dhe energjinë.

Karbohidratet në mbrëmje mbajnë urinë nën kontroll

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.

Gjetjet e studimeve të cilave u zbulua se njerëzit që konsumojnë shumicën e karbohidrateve në darkë përjetonin ndryshime hormonale që pakësonin urinë.

Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kryesore për një rënie në peshë të suksesshme.

Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.

Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt

Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.

Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë.

Kur është koha e duhur?

Gjëja kryesore që duhet të dini?

Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë dy ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme.

Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve të këqija u vërejt edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00./Agro Web.org

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook