Lidhu me ne

Letersi

9 thënie nga Konfuci, që do të frymëzojnë të ndryshosh jetën!

9 leksione nga Konfuci, që do të frymëzojnë të

9 mësimet e Konfucit ofrojnë njohuri të rëndësishme, të dobishme për të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë jetën e tyre dhe të arrijnë qetësi më të madhe.

Kanë kaluar shumë kohëra që kur Konfuci ka ecur mbi Tokë, por ai ende konsiderohet një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me ndikim, një person që bëri një ndryshim në jetën e njerëzimit.

Filozofitë e tij kanë pasur një ndikim domethënës te njerëzit nga e gjithë bota, dhe ato janë të rëndësishme në vitin 2019, ashtu siç ishin kur ai vdiq në vitin 479 para Krishtit.

Të gjithë kanë dëgjuar për “Rregullin e Artë”:

“Mos u bëni të tjerëve atë që nuk do të dëshironit t’ju bënin ju”, por ne duam t’ju ofrojmë perlat e tjera të mençurisë që do t’ju ndihmojnë të bëni një jetë të lumtur dhe përmbushëse.

1- Gjërat e mira nuk arrihen kollaj

“Eshtë e lehtë të urresh dhe është e vështirë të duash. Kështu funksionon e gjithë skema e gjërave. Të gjitha gjërat e mira janë të vështira për t’u arritur; dhe gjërat e këqija janë shumë të lehta për t’u arritur”.

Me emocione negative ne ndjehemi më të qetë, sepse truri ynë është i formuarnë këtë mënyrë për të na mbrojtur nga dëmtimi. Nëse presim më të keqen, atëherë do të jemi gati kur të ndodhë diçka e gabuar.

Por gjithmonë të menduarit për më të keqen na pengon të jemi të lumtur. Ne duhet të kemi një këndvështrim të ri mbi jetën, të shohim gjithashtu aspektet pozitive dhe të dimë se si të presim që të ndodhin gjëra të mira.

2- Eshtë e rëndësishme të dini se si të zgjidhni miqtë

“Mos bëni miq që nuk janë në lartësinë tuaj”

Njerëzit përreth nesh bëjnë një ndryshim në jetën tonë. Ato janë themelorë jo vetëm për qetësinë dhe mirëqenien tonë, por edhe për përmbushjen tonë personale.

3- Vazhdoni përpara edhe kur udhëtimi bëhet më i vështirë

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë vazhdoni, sa kohë që vazhdoni të ecni përpara e nuk ndaleni”

Çdo ditë hasim pengesa dhe vështirësi gjatë rrugës. Asgjë në këtë jetë nuk është e lehtë, por kjo është arsyeja pse duhet të kemi vendosmërinë për të ecur përpara.

4- Mos u përqendroni në të kaluarën

“Të bësh gabime dhe të mos vetëkorrigjohesh, ky po që është gabim”

Gabimet e së kaluarës duhet të jenë një mësim, jo ​​një burg.

Nëse përqendroheni shumë në atë që është e keqe, do ta keni të vështirë ta vlerësoni të tashmen.

Të gjithë jemi prekur në një mënyrë apo tjetër, por të këqiat që na kanë ndodhur nuk përcaktojnë kush jemi ne, ato janë thjesht gjëra që na kanë ndodhur.

Në vend të kësaj, përpiquni të keni një këndvështrim pozitiv dhe të përqendroheni në gjërat që do t’ju ndihmojnë të keni një të ardhme më të mirë. Vendosni një qëllim dhe llogaritni hapat që duhet të ndërmerrni për ta arritur atë dhe përmbajuni këtij plani.

“Kudo që të shkoni, shkoni me gjithë zemër.”

Çfarëdo që ju zgjidhni të bëni, duhet ta bëni me maksimumin e aftësisë suaj. Kjo vlen për çdo aspekt të jetës suaj; marrëdhëniet, puna dhe hobi juaj janë të gjitha të rëndësishme.

Mos shkoni deri në gjysmë të rrugës dhe pastaj hiqni dorë. Përdorni forcën tuaj, bëni përpjekjet tuaja, sado larg që mund të duket një objektiv, mund ta arrini atë nëse veproni.

6- Kontrolloni temperamentin tuaj

“Kur ju hipën zemërimi, mendoni për pasojat”

Shumë herë njerëzit, kur janë të zemëruar, bëjnë ose thonë gjëra për të cilat nuk mendojnë dhe vetëm e përkeqësojnë problemin. Asgjë pozitive nuk ka ardhur kurrë nga zemërimi.

“Kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos ndrysho objektivat, por rregullo hapat e tua”

Ndonjëherë këshillohet që të hidhni një hap prapa dhe një vështrim në panoramën e gjerë, për t’u siguruar që po procedoni në mënyrën më të mirë dhe në drejtimin e duhur.

Nëse nuk po bëni ndonjë përparim, duhet të ndryshoni planin, strategjinë, qasjen.

8- Të gjithë mund të na mësojnë diçka

“Nëse po eci me dy njerëz, secili prej tyre do të jetë mësuesi im. Unë do të zbuloj anët pozitive të njërit dhe do t’i imitoj ato, do të zbuloj anët negative të tjetrit dhe do t’i korrigjoj ato në veten time”.

Përvojat e jetës na japin mësime të vlefshme dhe nëse mësojmë nga njerëzit përreth nesh, atëherë do të jemi më të mençur dhe të përgatitur për t’u përballur me problemet kur ato lindin.

Të gjithë ata që takoni kanë diçka interesante për t’ju mësuar. Dhe në të njëjtën mënyrë, qëndrimet dhe mendimet tuaja do t’u mësojnë të tjerëve.

“Pritjet për jetën varen nga zelli; mekaniku që përsos punën e tij duhet së pari të mprehë veglat”

Nëse jeni të përgatitur për sfidat me të cilat përballeni, ka më shumë të ngjarë të arrini qëllimet tuaja. E gjithë ajo që vlen, kërkon punë të palodhur, por nuk mjafton.

Pa mjetet e duhura, qëllimet tuaja do të jenë edhe më të vështira për t’u arritur. Nëse jeni të vendosur, studioni një plan të fortë, mprehni mjetet e duhura dhe do të keni sukses. 

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix20 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix20 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix20 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix20 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix20 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook