Lidhu me ne

Gatime

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse filloni të pini lëng karote

Ja çfarë përfitimesh shëndetësore sjell konsumimi i një gote lëng karote  çdo ditë | GAZETA SHËNDETI

Kur mendoni për lëngjet, lëngu i karotës me siguri është i fundit që ju vjen në mendje. Lëngjet e portokallit, mollës, ananasit dhe rrushit janë më të popullarizuara. Sidoqoftë, nëse nuk e preferoni karotën në gatim, pirja e lëngut të saj mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Më poshtë abcnews.al ju ka sjelle disa nga përfitimet që mund të keni nëse pini  lëng karote.

1. Mund të rrisë metabolizmin tuaj

Vitaminat B në lëngun e karotës ndihmojnë trupin tuaj të ndajë yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet dhe t’i shndërrojë ato në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën tuaj.

2. Është i mirë për sytë tuaj

Vitamina A në lëngun e karotës është thelbësore për shëndetin e syve. Është e rëndësishme për ngjyrën dhe shikimin në dritë të ulët, dhe mbron sipërfaqen e syrit. Gjithashtu zvogëlon rrezikun për të marrë sëmundje të caktuara të syve, si degjenerimi makular që lidhet me moshën, informon abcnews.al.

3. Mund të forcojë sistemin tuaj imunitar

Karotat përmbajnë karotenoide. Ata veprojnë si një pararendës i vitaminës A, e cila mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. Lëngu i karotës mbështet rritjen dhe shpërndarjen e qelizave T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë trupin tonë nga infeksioni. Vitamina C që gjendet në karotë, gjithashtu mund të mbështesë sistemin tuaj imunitar.

4. Mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kanceri

Karotat përmbajnë lëndë ushqyese që kanë një efekt antioksidant, të cilat mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri. Kjo do të thotë se ato neutralizojnë radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat tuaja, dhe madje edhe të dëmtojnë ADN-në tuaj. Fibrat dietike në karota gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, informon abcnews.al.

5. Është e shëndetshme për lëkurën

Vitaminat C, E dhe K, të cilat janë të pranishme në lëngun e karotës, mund të promovojnë shëndetin e lëkurës. Vitamina C, përveç që është një antioksidant, gjithashtu mund të bëjë që kremi i diellit të funksionojë në mënyrë më efektive. Për më tepër, ka një efekt anti-plakje, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit, shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe parandalimin e rrudhave. Vitamina E gjithashtu mund të mbrojë lëkurën tuaj nga dielli dhe të trajtojë inflamacionin. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve, kështu që mund të ndihmojë me plagët dhe strijat.

6. Është i mirë gjatë shtatzënësisë

Kur jeni shtatzënë, keni nevojë për acid folik, hekur, kalcium, vitamina B, vitaminë A dhe vitaminë C. Lëngu i karotës së papërpunuar është një burim i shkëlqyeshëm i këtyre lëndëve ushqyese. Për shembull, një filxhan lëng karote do t’ju ofrojë rreth 10% të sasisë së rekomanduar të kalciumit. Në 100 gram, do të ketë gjithashtu rreth 10% të përmbajtjes së rekomanduar të vitaminës C.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix8 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix8 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet8 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore8 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix8 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix9 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar9 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix9 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal9 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook