Lidhu me ne

Mix

Si ndodhi tragjedia gjatë xhirimeve të filmit të Alec Baldwin


Çdo detaj i incidentit dramatik në xhirimet e filmit “Rust”, nga ku mbeti e vrarë një kineaste dhe u plagos një teknik tjetër janë me një rëndësi të madhe për autoritetet.

Por në fakt duket se ka më shumë pyetje sesa përgjigje… Pra, çfarë ndodhi saktësisht në atë ditë tragjike?

Bazuar në urdhrin e kërkimit në vendngjarje dhe thirrjeve për veprim të menjëhershëm të enjten e kaluar, skena e incidentit që tronditi jo vetëm SHBA-të por edhe botën në përgjithësi po ndërtohet tërësisht, duke pasur parasysh personalitetin e shquar të aktorit Alec Baldwin, i cili vrau pa dashjen një nënë të re pasi nuk e dinte se arma që kishte në duar kishte plumba të vërtetë.

Xhirimet e filmit u zhvilluan të enjten e kaluar në Bonanza Creek Ranch, jashtë Santa Fe, New Mexico. Në film, Baldwin luan rolin e personi të jashtëligjshëm i cili me nipin e tij 13-vjeçar, përpiqet të shmangë arrestimin. Ambienti është përshtatur me skenën e viteve 1880 në Kansas.

Xhirimet zakonisht fillojnë në orën 6.30 të mëngjesit, megjithatë të enjten e kaluar kishte një vonesë. Një grup xhirimi prej gjashtë anëtarësh dha dorëheqjen duke u ankuar për pagesën dhe kushtet e akomodimit të tyre, kështu që erdhi një ekip i ri. Por pavarësisht vonesës, gjithçka duket se po shkonte mirë, siç ka dëshmuar të paktën regjisori Joel Souza në policinë e Santa Fe. Baldwin dhe aktorët e  tjerë filluan të bënin prova përpara një kishe prej druri, ndaluan për të ngrënë drekë dhe u kthyen sërish në shesh xhirim.

I veshur me veshje perëndimore të shekullit të 19-të, Baldwin ishte me Souza, regjisoren Halina Hutchins dhe disa të tjerë  në shesh xhirim. U vendos një kamera, por për shkak se po zhvilloheshin prova, nuk u regjistrua asgjë. Ndihmës drejtori Dave Halls solli një armë nga një karrocë jashtë kishës dhe bërtet “armë e ftohtë!”, që do të thotë një armë bosh. Ai ia jep Balduinit, i cili ulet përballë kamerës dhe ekuipazhit.

Aktori amerikan ka treguar momentin kur nxori armën nga këllëfi.

Ishte ora 2 e 10 e mesditës dhe Souza po shikonte  skenën përmes kamerës dhe ekraneve anash, siç ka dëshmuar në polici, kur dëgjon “diçka që i tingëlloi si kamxhik dhe më pas një zhurmë e fortë”. Hutchins zmbrapset dhe bie në dysheme, duke thënë se nuk i ndjente këmbët. Souza, duke qëndruar pranë saj, sheh supin e saj të mbuluar nga gjaku.

Papritur, kaos!

Anëtarët e ekuipazhit  po vraponin të frikësuar. Një mjek përpiqet të ndalojë gjakderdhjen nga plaga e Hutchins kur të tjerët nxitojnë për të kërkuar ndihmën e shpejtë. Dy persona u qëlluan aksidentalisht me pistoletë, kemi nevojë për ndihmë të menjëhershme”, tha ajo. “Janë qëlluar një regjisor dhe një kameramane”.

Gruaja vazhdon të shajë dikë për sigurinë e armëve në vendngjarje. Më pas ka një tjetër telefonatë në Direct Action, nga një njeri me një rol të papërcaktuar në skenë. Ai bën me dije se tashmë është nisur një ambulancë, ndërsa i ofron edhe udhëzime se si të ndalojë gjakderdhjen e të lënduarve.

Së shpejti, oficerët e policisë mbërrijnë në vendngjarje. Hutchins, 42 vjeç, u transportua me helikopter në një spital 90 milje (90 km) larg në Albuquerque, ku ajo u shpall e vdekur. I shkatërruar, Baldwin ndërron rrobat dhe ua jep rrobat e lyera me gjak dhe armën autoriteteve.

Hetuesit gjetën dy armë të tjera dhe disa municione.

Detektivët e policisë mësuan se personi që kujdesej për armët Hannah Gutierrez i kishte dorëzuar tre pistoleta Hols, ndihmës drejtorit, në një karrocë, ai mori njërën dhe ia dha Baldwin.  Souza u tha hetuesve se mendonte se arma ishte bosh dhe e sigurt. Hetuesit po kërkojnë një urdhër për sekuestrimin e më shumë sendeve si provë, përfshirë armë dhe municione, si dhe kamera, karta memorie dhe kompjuterë.

Industria e filmit tani është në zi për Halina Hutchins, e cila konsiderohej një talent në rritje i Hollywood. Baldwin ndihet i shkatërruar.  Ekipi i prodhimit të filmit thotë se xhirimet e “Rust” janë pezulluar, të paktën deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook