Lidhu me ne

Kioske

E treta e Bashës, dhe pse në politikë mund të jesh vetëm një herë i ri

E treta e Bashës, dhe pse në politikë mund të jesh

Alfred Lela

Lulzim Basha po mundohet të instrumentalizojë një variant të unë nuk jam politikan të Edi Ramës. Ai po luan me terma të tillë si fundi i tranzicionitllumi i tranzicionittrekëndëshi i Bermudës etj., me qëllim profilizimin e vetes si politikan i së resë. Ndërkohë që metodologjia vlen (për sa kohë është provuar nga politikanë e grupime politike për dekada me radhë dhe ka funksionuar), retorika nuk bën një lek. Kjo sepse narrativa e komunikimit politik ngrihet mbi personazhin të cilin kërkon të shtjellojë, apo paraqesë, për publikun.

Mospërputhja e asaj që flitet me atë për të cilin tregon është fatale për fushatën e komunikimit (në këtë rast të Bashës).

Një tipar tjetër i komunikimit mbi një parabolë të caktuar (në këtë rast Basha i riu) është se bën punë vetëm njëherë. Një teh apo kënd komunikimi nuk është shumëpërdorimësh për të njëjtin politikan. E njëjta metodolgji apo stil mund të përdoret për politikanë të ndryshëm, por i njëjti personazh politik nuk mund të shitet dy herë nën të njëjtën veshje komunikative.

Thënë këtë, duhet shtuar se Basha është shitur dy herë nën leskrën e të riut në politikë. Herën e parë kur u paraqit si prurje e KOP të Berishës dhe u kurorëzua me një vend në parlament dhe qeveri. Si rrallëkush iu gëzua edhe një herë këtij makinacioni të së resë, kur garoi për kreun e Bashkisë Tiranë. Është e vërtetë se amerikanët, por edhe shqiptarët e shtabit të komunikimit, i këshilluan distancë nga Berisha. Siç është e saktë që kjo i dha pikë në garën lokale. Gjithaq e vërtetë është edhe se, në finale u desh ndërhyrja e Berishës dhe makinerisë së tij të rëndë për ta ngjitur në podiumin e fitores. Fitore që i mbahet mend si e vetmja në karrierën politike përballë Ramës, në një kohë kur garat kanë qenë disa.

Fakti se Basha i shpëtoi skematizmit të të riut politik, duke e përdorur si rrallëkush ose askush, dy herë, lidhet me atë se njerëzit i besuan nevojës së tyre për ta parë solo dhe jashtë hijes së Berishës, por edhe iu dhanë mërzisë që u kishte shkaktuar Edi Rama në tre mandate të gjatë në krye të Tiranës. Ku ta dinin të shkretët se monotonia, si një parkim holandez biçikletash, po u vinte në formën e një buzëqeshjeje që maskonte bash çmërsin e mërzisë.

Hakmarrja e këtij lëshimi që vetëdija popullore i bëri Bashës u duk te Çadra, e cila u përvijua nën retorikën e Republikës së re. Duhet thënë se ajo retorikë dhe ai aksion politik është dështimi më spektakolar i një politikani dhe partie politike në Shqipëri në tri dekadat e tranzicionit. Shkëndija e ligë e saj prodhoi atë lëmsh zjarri që ka vrundulluar anë e mbanë kufijtë politikë të Partisë Demokratike.

Pasur pas vetes këtë repertor politik, Lulzim Bashës i duhet të kuptojë se retorika është një zhanër që nuk i hyn në punë. Madje i prish punë. I perceptuar prej vitesh si politikan i inaksionit dhe hilesë (gjumash/ ai të gënjen edhe për orën), shefit të PD i duhet kurdisur ora e një rishpikeje.

Komunikuesit e tij duhet ta bëjnë të heshtë me fjalë dhe të flasë me aksion. Por aksionet duhet të jenë të njëmendta, jo të rrejshme, siç janë dukur të gjitha veprimet e tij në parlament, deri më tash. Hajde mbushjua mendjen njerëzve psh se kryeministri i vendit ka një qese në xhep, të cilën kur i duhet e përdor, sa për të mbledhur papastërtitë e Dritan Lelit në pyllin e Sodës, e sa të Lul Bashës në Kuvend.

Të flasë shumë, jo e jo, por sidomos të thotë se është fundi i tranzicionit dhe e reja që na ndan nga llumi i politikës, jo, pasha Zotin, nuk ban!

Me teper

Radar10 orë më herët

“Kjo betejë do të fillojë së shpejti”, Evi Kokalari del me paralajmërimin e fortë

Aktivistja shqiptare-amerikano, Evi Kokalari, e cila i është bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë me paralajmërimin e radhës....

Radar10 orë më herët

Xhelal Mziu: Mbarova universitetin me 10-ta, kam doktoraturë

Politikani Xhelal Mziu ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pa...

Stil10 orë më herët

9 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura dhe që janë kaaq të thjeshta

Dëgjojmë të flitet shumë për çiftet e lumtura dhe se si ata e mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre. Më poshtë...

Stil10 orë më herët

Bora Zemani reagon për herë të parë: Mos e dënoni Donaldin as unë s’po e bëj

Bora Zemani ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike, sidomos pas mbrëmjes që kaloi. “Ju lutem qetësohuni. Edhe...

Radar10 orë më herët

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani Hasan Bello: Nuk ka nevojë që të shpikim festa çdo 5-6 vite

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani: Përdoren për marketing politik, në dasma nuk merret vesh nëse martohet...

Radar10 orë më herët

Akuzohet si bashkëpunëtore në krimet seksuale të Jeffrey Epstein, ç’duhet ditur për gjyqin ndaj Ghislaine Maxwell

Gjyqi penal ndaj personazhit të njohur britanike, Ghislaine Maxwell, është duke u zhvilluar në Nju Jork. Ajo akuzohet për trafikim...

Stil10 orë më herët

Keni bllokim, ngushtim apo çarje të enëve të gjakut?

Çfarë është angiografia (angiogrami)? “Angio” është një term mjekësor për enët e gjakut, dhe “grafika” ka të bëjë me fotografitë...

Stil10 orë më herët

Sa e sigurtë është një lindje natyrale pas asaj cezariane?

Sapo një grua lind me seksion cezarian, përpjekja për një lindje tjetër në mënyrë natyrale është shumë më e rrezikshme...

Stil10 orë më herët

7 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash...

Stil10 orë më herët

Shtrëngim zemre? Si t’i mbijetoni një ataku!

Ataku kardiak jo vetëm që konsiderohet si ‘vrasësi i heshtur’, shenjat e tij ndryshojnë nga burrat tek gratë, e ndonëse...

Facebook