Lidhu me ne

Mix

10 mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë

linda kalemi

E pamundur për të ndjekur palestrat, prandaj edhe specialistët rendin për të krijuar programe sa më lehtësuese që njerëzit ta kenë palestren kudo që ndodhen

Linda Kalemi/Eksperte e aerobisë

Jetojmë në epokën ku individët dhe turmat rendin me profesione të ngarkuara, orare të zgjatura, jetë sociale, trafik të ngjeshur, parkime të munguara  etj.
E pamundur për të ndjekur palestrat, prandaj edhe specialistët rendin për të krijuar programe sa më lehtësuese që njerëzit ta kenë palestrën kudo që ndodhen. Tashmë sporti nuk shihet si aktivitet, por një mënyre jetese që përshkon çdo moment të jetës.

Fatkeqësisht, palestrat tona ende servirin programe të vjetëruara, nga të cilat shpesh njerëzit dalin të sfilitur për t’u përplasur në shtrat në vend që të vrapojnë në aktivitetet e tjera të ditës. Ndërsa, përkundrazi, stërvitja duhet të jetë një parahyrje, start i një ditë të bukur e dinamike, ajo që do të orientojë në suksesin e asaj dite.
Stërvitja nuk është e vetmja që mban trupin në formë. Tepër rëndësi ka edhe mënyra si një shtëpiake jeton, ushqehet, trajtohet, mendon etj. Këto janë hallka domosdoshmërisht të lidhura bashkë, janë si ngjyrat që bëjnë të tërën e një pikture.

Ja 10 hapa që bëjnë shtëpiaket të jenë në formë fizike e shpirtërore:  1 – Të ngrihen herët para se të largohen nga shtrati të bëjnë mbi të ushtrime streching (tërheqje) të lehta për të rritur elasticitetin e trupit dhe gjallërimin fizik e mendor.

2- Para se të hanë mëngjesin, 30 minuta ushtrime mbi tapet , jo mbi shtrat, kolltuk apo divan, sepse ata janë shumë elastike apo të butë, gjë që pengon ushtrimet. Mos kërceni në litar, sepse hedhjet me dy këmbë njëkohësisht ju dëmtojnë  gjunjët.

3- Pas ushtrimeve, një dush me ujë të vakët e më pas të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe rritur elasticitetin e lëkurës

4- Pas dushit, një meditim për 10 minuta duke u mbushur thellë me frymë. Gjatë këtij momenti të përqendrohen në temën e ditës që dëshirojnë të realizojnë duke menduar pozitivisht, e sigurtë që do realizohet më me lehtësi.

5 – Më pas një mëngjes të lehtë duke u përqendruar në ushqim e jo në televizion apo lexim gazete, kusht për asimilimin e ushqimit  dhe më pas një kafe.

6- Të ulen në tryezë të uritura e të ngrihen të pangopura. Ushqimin ditor ta konsumojnë jo në 3, por në 5 vakte. Kjo për të rënë në peshë apo për të penguar mbipeshën.

7- Gjatë kohës që gatuajnë në aneks, barkun e vithet t’i mbajnë të shtrënguara, për të evituar zgjerimin apo varjen e tyre. Kjo quhet gjysma e punës që bëhet në palestër.

8-  Nëse janë të lodhura apo të stresuara, duhet të hapin një muzikë e ta shoqërojnë me zë, të këndojnë lehtë. Kjo largon përqendrimin nga problemi dhe quhet terapi me muzikë.

9 – Për rritjen e adrenalinës (humorit) në pauzat gjatë punëve të shtëpisë të hapin televizorin apo radion me muzikë ritmike e të hedhin hapa lirshëm kërcimi. Kjo nxit qarkullimin e gjakut, e dërgon në pjesën e sipërme të trupit, sepse gjatë qëndrimit në një vend ai grumbullohet në këmbët poshtë dhe shkakton probleme me arteriet, marrje mendsh, lodhje etj.

10 – Mos bini të flini pa ngrënë darkë. Gabim për ata që mendojnë se bien nga pesha. Ushqimin e darkës konsumojeni minimalisht 2 orë para fjetjes, hani kryesisht gjëra të lehta dhe treteni atë me ecje kryesisht në natyrë, duke thithur boll oksigjen.
Kur jeni në shtrat për një gjumë me cilësi merrni frymë thelle nga hunda, shperndajeni në të gjithë trupin, ndiqeni mendërisht rrugën ku fryma shpërndahet dhe nxirreni shumë gradualisht pa kaluar 10 frymëmarrje të tilla ju do të jeni në gjumë me ëndërra të bukura

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix17 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix17 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix17 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix17 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix18 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix18 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix18 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix18 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar18 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook