Lidhu me ne

Mix

Orgazma te gratë, problemet dhe zgjidhjet

Hope Ashby/ psikoterapiste seksuale/CNN

Nëse më pyesni për dy momentet më të rëndësishme në historinë e mjekësisë seksuale, do të përmend dy: krijimin e pilulës kontraceptive në 1960, dhe futjen e Viagras në vitin 1998.

Orgazma grate

Viagra do të ndryshonte përgjithmonë jetën seksuale të burrave, të rinj apo të moshuar. Ajo nxori në pah problemet seksuale deri në atë kohë tabu. Gjithashtu theksoi faktin se kishte probleme në perceptimet për jetën seksuale të grave, pavarësisht se studimet tregonin se 43% e grave kanë përjetuar ose po përjetojnë momente jo fort të mira në jetën seksuale.

Ulja e dëshirës seksuale

Ulja e dëshirës seksuale përkufizohet si mungesa e mendimeve apo ndjenjave seksuale. Kjo është më e përhapur tek pacientet femra dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjen e tyre.

Shkaqet përfshijnë: historitë traumatike seksuale, cilësinë e marrëdhënies aktuale, çrregullimet hormonale dhe depresionin apo ankthin. Kur pacientët vijnë të më flasin për këtë çështje, i pyes nëse fantazojnë për aktorë, modelë apo djem pishinash. Nëse përgjigjen pozitivisht, atëherë do të thotë se problemi qëndron tek kjo lidhje dhe nuk është problem psikologjik apo biologjik. Gratë e kanë të vështirë që t’i harrojnë zënkat me bashkëshortin gjatë ditës ose faktin që ai i acaron me diçka që s’u pëlqen.

Shumicën e rasteve, zgjidhja është komunikimi dhe të qëndruarit pranë njëri-tjetrit. Caktimi i një datë për të kryer marrëdhënie seksuale është një recetë e mirë. Provojeni, mund t’ju pëlqejë!

Çrregullime të dëshirës seksuale

Kjo karakterizohet si paaftësi për të arritur apo mbajtur lubrifikimin edhe pas ngacmimit. Kjo mund të varet nga periudha në të cilën gjendet gruaja. Menopauza karakterizohet nga një humbje e konsiderueshme e estrogjenit, kjo mund të ketë një ndikim të madh në aktivitetin seksual të tyre. Për gratë që nuk janë në menopauzë, zgjimi seksual mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë, si: aftësia e dobët e partnerit, hormonet, si dhe faktorë të tjerë. Viagra është konsideruar si një domosdoshmëri që I ndihmon gratë të zgjojnë dëshirat seksuale, por kjo nuk është aprovuar ende.

Zgjimi i dëshirës seksuale kalon nëpër disa faza. Burrat kanë prirjen të harrojnë se gratë kanë nevojë për më shumë ngacmime përpara se të nisin aktin seksual. Puthja për gratë nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Ajo fillon përpara se të mbërrini në dhomën e gjumit. Kështu që filloni “lojën” para se të shkoni në shtrat. E-mailet, mesazhet mund të jenë një mënyrë.

Çrregullime të orgazmës

Konsiderohet si paaftësia për të arritur orgazmën. Që të arrihet orgazma duhet që të jemi mirë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Për shumë gra orgazma është e paarritshme, pasi e kanë të vështirë të jenë “aty”. Ato mund të jenë duke menduar për një mori gjërash të tjera që e shkëpusin vëmendjen nga akti. Përveç kësaj, shumë gra kanë vështirësi që të flasin për mënyrën sesi ndihen. Ndonjëherë, arritja e orgazmës mund të jetë shumë e lehtë. Thjesht duke ndryshuar pozicionet seksuale. Nëse gruaja merr kontrollin “e situatës”, mund ta stimulojë më tepër për të vazhduar.

Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale

Përjetimi i dhimbjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale te gratë është një gjë e zakonshme. Në një moment të jetës së saj, çdo grua ka provuar të ndiejë dhimbje. Ka një sërë shkaqesh për këto dhimbje, si: mungesa e lubrifikimit, trauma, një operacion i kryer, irritim apo faktorë emocionalë. Vitin e kaluar, futja në treg e “Osphena”-s ka ndryshuar jetën e disa grave që kishin dhimbje të shkaktuara nga simptomat e menopauzës. Është mirë që gratë të kenë kujdes edhe me lubrifikantët, pasi shumë prej tyre duhen aplikuar shpesh pasi thahen shumë shpejt.

marredhenie seksuale

Çështja e hormoneve

Biologjikisht gratë edhe burrat janë mjaft të ndryshëm në përbërjen e tyre hormonale. Megjithatë, ne kemi hormone të njëjta, por në sasi të ndryshme. Testosteroni dhe estrogjeni janë hormonet kryesore që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë seksuale. Kur testosteroni është në nivel të ulët tek meshkujt, mund të çojë në rënie të dëshirës seksuale dhe ereksioni është më i butë. Gratë gjithashtu kanë nevojë për testosteronin për të ngjallur dëshirën seksuale. Kërkimet kanë treguar se pilulat kundër shtatzënisë priren të ulin nivelin e testosteronit tek gratë, duke ulur dëshirën seksuale.

Ka patur shumë debate që tregojnë sesi testosteroni mund të përmirësojë funksionin seksual tek gratë. Pavarësisht polemikave, deri në vitin 2006 janë dhënë mbi 1,3 milion receta testosteronit për gratë. Gratë në mënyrë të qartë kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të ngrenë pretendime për seks të mirë.

Thjesht fillojeni me pyetjen: ku është orgazma ime?

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook