Lidhu me ne

Radar

“Për kë po bie këmbana”?/ Spartak Ngjela tregon dy mesazhet e koduara të Yuri Kim për Berishën

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe përplasjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se pas deklaratës së Berishës, se “Kur të jem unë kryeministër nuk do ta pranoj Yuri Kim në zyrë”, ambasadorja i është kundërpërgjigjur nëpërmjet dy mesazheve të koduara.

E para sipas Ngjelës është vizita në Tropojë dhe e dyta ambasadorja u shfaq në Panairin e Librit në Tiranë, ku doli me romanin e Ernest Hemingueit në dorë, që titullohet: Për Kë Bie Kambana.

Dalja e ambasadores Yuri Kim në këto ditët e fundit i ka qetësuar shqiptarët që presin reformimin e politikës shqiptare në Tiranë, duke goditur korrupsionin.

I. Urrejtja e shqiptarëve ndaj të gjithë të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar, është shumë e madhe. Por shume e madhe është edhe mirënjohja e shqiptarëve kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj na duhet ta vëmë në dukje se:

Këto janë dy pikat që mbajnë në zhvillimin aktual historinë e sotme të Shqipërisë: urrejtja e shqiptarëve kundrejt të gjithë liderëve politikë të korruptuar në Tiranë; dhe, angazhimi i politikës amerikane për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Il. Në këtë situatë Berisha, i korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar, ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron politika amerikane kundrejt tij; dhe prandaj, i trembur, ai po godet ambasadoren amerikane, sepse ajo është përçuese e politikës amerikane në Tiranë.

Por, logjika e Saliut është fëminore. Kundrejt ambasadores amerikane në Tiranë dhe kundrejt Shteteve të Bashkuara, shohim se Berisha është në të njëjtin regjistër me të gjithë korrupsionin komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Krejt e njëjta gjë: por e vjetër ama, dhe; brenda saj, ajo mbetet krejt fëminore si luftë.

Dhe Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër?

Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.

Kurse ambasadorja Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e mjerë dhe të trembur njëherësh. Dhe, jo vetëm kaq, por; në Panairin e Librit në Tiranë, ajo del me romanin e Ernest Hemingueit në dorë; me romanin e tij të famshëm që titullohet: Për Kë Bie Kambana.

Shumë e bukur dhe shumë e gjetur, e tepër shpresëdhënëse për shqiptarët ishte kjo gjetje këtë ditë.

E pra: për kë po bie kambana? Dhe përgjigjja dihet.

Po Saliu, si e priti?

Me broçkulla fëminore, si gjithmonë gjatë këtyre ditëve, kur po i duket se po bisedon me shqiptarët.

Mirë, mirë, por, Kambana po bie kundër tij.

Kjo është koha.

Të presim dhe të shikojmë picirin që po u vjen të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

E pra: përse po bie kambana?

Këtë pyetje ka ngritur Uashingtoni sot në Tiranë.”-shkruan Ngjela.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix18 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix18 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix18 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix18 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix18 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook