Lidhu me ne

Mix

Qumështi i lopës, a është i rrezikshëm për foshnjat?

Alergjia nga proteinat e qumështit të lopës është një reagim i “kundërt” ndaj qumështit të lopëve që rezulton nga një mbindjeshmëri imunologjike ndaj një ose më shumë proteinave të qumështit”.

Toleranca orale zhvillohet tek foshnjat si rezultat i ndërveprimit të përgjigjes imune, florës mikrobike të zorrës dhe përbërësve të qumështit të gjirit.

Sa e përhapur është tek infantët?

Është një nga alergjitë më të shpeshta në foshnjëri. Në Angli referohet se afekton 2 deri në 7.5% të të lindurve brenda një viti. Në përgjithësi kalon pas moshës 1-3 vjeçare. Në raportin e CDC – 2008 raportohet për një rritje prej 18% të alergjive ushqimore në moshën fëminore prej 1997-2007. Në vitin 2007 OBSH e quajti –”epidemi alergjike.”

Në studimin-review të Organizatës Botërore të Alergjisë, në vitin 2010-të, u evidentua se rreth 1,9%-4,9% e fëmijëve vuajnë nga alergjia e proteinave të qumështit të lopës.

Po cilët janë faktorët e riskut?

Atopia

– Risku rritet me 20-40% nëse njëri nga prindërit ka sëmundje atopike si për shembull dermatit atopik;

– Risku rritet me 40-60% nëse të dy prindërit kanë sëmundje atopike.

Qumështi artificial ka rreth 100.000 herë më shumë proteina të qumështit të lopës krahasuar me qumështin e gjirit.

Mungesa e imuno-modulatorëve në qumështin artificial

Flora mikrobike e zorrës është e ndryshme tek fëmijët që ushqehen me qumësht artificial po t’i krahasosh me ata që ushqehen me qumësht gjiri.

Faktorët maternalë

Prania e alergenëve sensitivizues dhe acidit arakidonik në qumështin e gjirit të disa nënave.

Po pse infantët janë të riskuar?

-Enzimat digjestive janë akoma të paformuara;

-IgA-të sekretorë janë të pamjaftueshëm;

-Përshkueshmëria e mukozave e rritur;

-Proteinat e patretura arrijnë sistemin imunitar;

-Aciditeti gastrik i reduktuar.

Reagimi alergjik ndodh sepse sistemi imunitar gabon për proteinat në qumështin e lopës. Ai mendon se ato mund të jenë një kërcënim, kur në të vërtetë ato duhet të jenë të padëmshme.

Kur një fëmijë është alergjik ndaj qumështit, kjo do të thotë se sistemi i tij imunitar, i cili normalisht lufton me infeksionet, reagon ndaj proteinave në qumështin e lopës.

Çdo herë kur fëmija pi qumësht, trupi mendon se këto proteina janë pushtues të dëmshëm dhe punon shumë për t’i luftuar ato. Intoleranca e laktozës nxitet nga sheqeri i laktozës në qumështin e lopës. Te njerëzit me intolerancë laktoze, sistemi i tretjes nuk mund ta tresë plotësisht këtë sheqer të qumështit, sepse nuk e bën të mjaftueshme prodhimin e enzimës “lactase”.

Pra, në vend të tretjes dhe absorbimit, laktoza qëndron në zorrë dhe ushqen bakteret e zorrëve, të cilat lëshojnë acide dhe gazra që shkaktojnë simptomat e intolerancës laktoze.

Simptomat dhe shenjat klinike të lidhura me alergjinë nga proteinat e qumështit të lopës janë si më poshtë:

Te foshnjat, në sistemin g-i shkakton: 

– Refluks;

– Kolika abdominale;

– Të vjella;

– Refuzim të ushqimit;

– Diarre, konstipacion, hemorragji në feçe;

– Proteina në feçe;

– Rash perianal;

– Mosrritje në peshë;

– Anemi.

Po e njëjta gjë u ndodh edhe fëmijëve më të rritur. Në sistemin respirator përjetojnë kollë kronike (jo infektive), e njëjta gjë u ndodh edhe fëmijëve më të rritur. Në lëkurë vërehen Urtikarie, Ekzemë atopike  dhe Angioedema (sy+buzë). Po e njëjta gjë u ndodh edhe fëmijëve më të rritur.

Si diagnostikohet dhe trajtohet kjo patollogji?

– Procedurat diagnostike –invazive;

– Hapi i parë është marrja e hollësishme e anamnezës dhe ekzaminimi klinik;

– Procedurat e eliminimit të alergenit të dyshuar;

– Testet e IgE – specifike, sensitiviteti -87%, specificiteti -48%;

– Testet e lëkurës, sensitiviteti -88%, specificiteti -68%;

– Procedurat diagnostike-eliminuese.

Nëse klinika sugjeron se jemi para një dyshimi për alergji ushqimore nga proteinat e qumështit të lopës, duhet të bëjmë procedurën eliminuese të marrjes së proteinave të qumështit të lopës.

Nëse nëna është duke e ushqyer fëmijën me gji do të shmangi në dietën e saj qumështin e lopës dhe nënproduktet e tij. Tek foshnjat që ushqehen me qumësht artificial duhet të kalojmë tek qumështi që përmban proteina ekstra të hidrolizuara.

Kjo varion nga 3-5 ditë tek format e menjëhershme dhe nga 1-2 javë tek format e vonuara. Te fëmijët me forma më kronike dhe të zgjatura ajo duhet të shkojë deri në 2-4 javë.

Nëse nuk kemi përmirësim të simptomave pas ndërprerjes së marrjes së proteinave të qumështit të lopës atëherë diagnoza nuk vërtetohet dhe duhet që mjeku specialist pediatër të marrë parasysh edhe shkaktarë të tjerë në vendosjen e diagnozës.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet7 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix7 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar7 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar7 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook