Lidhu me ne

Mix

Arsyet e çrregullimit të ciklit menstrual!

Faktet rreth ciklit menstrual të parregullt

Nëse cikli juaj menstrual është i parregullt duhet të gjeni arsyen, duke u konsultuar me mjekun specialist.

“Të paktën 30 për qind e grave kanë cikle të parregullta”, thotë Amy Autry, MD, Profesor Klinik i Obstetrikë-Gjinekologjisë dhe Shkencave Riprodhuese në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ndërkohë një cikël i parregullt zakonisht mund të sinjalizojë ndërlikime të ndryshme shëndetësore.

Kur është një cikël i parregullt?

Një cikël normal menstrual zgjat 28 ditë, plus ose minus ndonjë ditë. Gjakderdhja menstruale konsiderohet e parregullt nëse ndodh më shpesh se çdo 21 ditë ose zgjat më shumë se 8 ditë.

Për të përcaktuar nëse menstruacionet janë të parregullta, llogaritet nga dita e fundit e ciklit tuaj dhe nuk numërohet dita e parë. Përsëriteni këtë për tre muaj. “Nëse numri i ditëve midis ndalimit dhe fillimit të ciklit ndryshon dukshëm çdo muaj, ju keni një cikël të parregullt”, thotë Dr. Autry.

Shkaqet e cikleve të parregullta

Në shumë raste, ciklet e parregullta lidhen me një kusht të quajtur anovulation, kjo do të thotë se ovulacioni nuk ka ndodhur gjatë ciklit menstrual, zakonisht për shkak të disbalancës hormonale”, shprehet Autry.

Koha e ovulimit mund të ndryshojë shumë nga muaji në muaj. Kjo është për shkak se stili i jetesës dhe ndonjë problem shëndetësor mund të ndikojnë në ciklin tuaj menstrual.

Faktorët e mëposhtëm mund të shkaktojnë cikle të parregullta

Stërvitje ekstreme ose dieta

Ushtrimet e tepërta mund të largojnë kohën e ciklit menstrual dhe ndonjëherë ta ndalojnë atë. “Është e zakonshme që atletët të kenë cikle të humbura”, thotë Autry. Duke qenë nën peshë, qoftë nga ushtrimet ekstreme, dieta, një çrregullim i ngrënies ose një sëmundje, mund të shkaktojnë efekte në cikël.

Stresi

Stresi kronik apo ankthi afatshkurtër mund të shkaktojë disbalancë të hormoneve, duke e bërë ciklin e parregullt.
Sindromi ovarian policistik (PCOS) (një sëmundje metabolike).

Kjo gjendje shëndetësore ndërhyn në ovulimin e rregullt. Gratë me PCOS zakonisht kanë një histori të cikleve të parregullta. Përveç shkaktimit të infertilitetit, PCOS mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Sëmundje të tjera

Çrregullimet e funksionit të tiroides mund të shkaktojnë cikle të parregullta. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, diabeti, çrregullime e të ushqyerit dhe endometrioza janë ndikuese gjithashtu.

Mosha

Kur adoleshenteve i fillon cikli menstrual, mund të mos vijnë gjithmonë në të njëjtën datë të çdo muaji. Mund të duhen disa vite për t’u vendosur rregulli. Përveç kësaj, ciklet e humbura, më të lehta ose më të rënda janë të zakonshme te gratë pranë menopauzës.

Kur duhet të shqetësoheni për një cikël të parregullt?

Një cikël i parregullt mund të jetë treguesi i parë, që ju duhet të bëni një vizitë te mjeku. “Nëse keni cikle vazhdimisht të parregullta, duhet të vlerësoheni për PCOS”, thotë Autry. “PCOS ndikon deri në 10 për qind të grave të moshës riprodhuese”.

Duhet gjithashtu të kontrolloheni për çrregullime të tiroideve dhe sëmundje të tjera që mund të lidhen me ciklet e parregullta.

Një cikël i parregullt gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë shtatzëninë, veçanërisht nëse nuk ovulon çdo muaj. Mjeku juaj mund të kryejë teste të ovulimit dhe të orientohet ndaj problemit.

Gratë me cikle të parregullta dhe që janë duke u përpjekur të kenë një fëmijë, mund t’i përshkruhet nga mjeku specialist një bar për të rritur ovulacionin.

Parandalimi dhe trajtimi i periudhës së parregullt

Nëse stresi është një fajtor i mundshëm në ciklin tuaj të parregullt, provoni teknikat e menaxhimit të stresit, të tilla si meditimi, yoga, shëtitja etj. Shmangni ushtrimet e tepërta dhe tregoni kujdes me dietat, pasi kjo mund të ndërhyjë në ciklin tuaj menstrual.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook