Lidhu me ne

Mix

Operacioni i hemorroideve

Heqja kirurgjikale e hemorroideve mund të jetë e këshillueshme nëse ato bëhen të dhimbshme ose fillojnë të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë.

Një hemorroidektomi është një procedurë e heqjes së hemorroideve, venat e fryra në anus. Hemorroidet mund të shkaktojnë simptoma të tilla, si: gjakderdhje, dhimbje, kruarje, djegie dhe acarim.

Ndonjëherë, hemorroide nuk shkaktojnë probleme dhe nuk kanë nevojë të trajtohen, por nëse ato bëhen të dhimbshme ose shkaktojnë gjakderdhje të rëndë, hemorroidektomia mund të jetë një lehtësim i dukshëm.

Procedura hemorroidektomisë

Mund të realizohet me anestezi lokale (një zonë e vogël e trupit tuaj është e mpirë) ose anestezi e përgjithshme.

Ka mënyra të ndryshme për të kryer procedurën, varësisht nga gjendja juaj. Në një hemorroidektomi tipike, kirurgu bën prerje të vogla rreth hemorroideve.

Teknika të tjera përfshijnë edhe injektimin ose përdorimi i një lazeri për të tkurrur hemorroidet. Konsultohuni me mjekun se cila procedurë është alternativa më e mirë për ju.

Para një hemorroidektomie

Tregojuni mjekut tuaj për të gjitha ilaçet që merrni para se të keni kirurgji hemorroidale. Disa ditë para ndërhyrjes kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të ndaluar marrjen e barnave siç janë: aspirina, ibuprofen, Naproxen, Antikoagulantë oralë, Apixaban dhe Rivaroxaban ose Klopidogrel bisulfate.

Mjeku duhet të vihet në dijeni nëse pini duhan. Pirja e duhanit mund ta bëjë më të vështirë shërimin.
Mjeku do t’ju këshillojë që nuk duhet të hani ose pini 6 deri në 12 orë para procedurës.

Pas një hemorroidektomie

Ju mund të përjetoni dhimbje pas operacionit të hemorroideve. Mjeku mund t’ju përshkruajë medikamente për lehtësimin e sikletit.

Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë që të bëni një dush, ku do të qëndroni të ulur në një vaskë me pak ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta. Shërim i plotë zakonisht zgjat dy javë.

Pas procedurës, duhet të përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm, një dietë e posaçme që hemorroidet mos të përsëriten.

Këto mund të përfshijnë:

• Diete e pasur me fibra;

• Pini më shumë ujë;

• Shmangni uljen për periudha të gjata.

Rreziqet e mundshme të një hemorroidektomi janë: infeksioni dhe gjakderdhja.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook