Lidhu me ne

Mix

Studimi/ 1 në 7 shqiptarë me hipertension

Të dhënat e 4 viteve tregojnë se 1 në 7 shqiptarë vuan nga hipertensioni që është edhe shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e 4 viteve që nga nisja e chek -upit tregojnë se çdo muaj 40 mijë shqiptarë përfitojnë nga ky kontroll.

Një në shtatë qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

“1 në 4 qytetarë ka rezultuar me vlera të larta të glicemisë, pra që orienton për sëmundje të diabetit. 1 në 8 qytetarë ka rezultuar me anemi të lehtë, 1 në 4 qytetarë rezulton me vlera të larta të kolesterolit.”- tha Manastirliu.

Sa i përket akuzave të opozitës që janë hedhur mbi check-up, ministrja tha se përgjigjen më të mirë ndaj tyre e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.

“Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që për qëllime politike kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program.”- shtoi ajo.

Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare si edhe diabetin që kanë si shkak kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook