Lidhu me ne

Mix

Floriana Garo rrëfen diskutimet me vjehrrën pasi kaloi nga Basha te Berisha: Ja këshilla që e kam mbajtur vath në vesh nga “doktori”

Floriana Garo rrëfen diskutimet me vjehrrën pasi kaloi nga Basha te

Pas përvojës si zëdhënëse e PD në fushatën e Lulzim Bashës, Floriana Garo u shfaq në foltoret e Sali Berishës, i cili i besoi detyrën e drejtoreshës së Komunikimit.

Garo ka folur sot në emisionin “Ftesë në 5” lidhur me marrëdhëniet me vjehrrën, e cila nuk mbështet angazhimin pranë Berishës.

Megjithatë Floriana Garo rrëfen se ka mbështetjen e bashkëshortit të saj në këtë përfshirje. Po ashtu Floriana Garo ka zbuluar një këshillë që i ka dhënë ish-kryeministri për daljet në ekran, ku i ka kërkuar të mos jetë shumë agresive në emisionet televizive sepse nuk përcillet mirë nga teleshikuesit.

Floriana Garo: Vjehrra ime më mori sot në telefon dhe tha më kanë marrë ata të Top Channel dhe duan një mesazh. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Jemi të lumtur që jemi afër.

Bieta Sulo: Ka pasur diskutime për politikën?

Floriana Garo: Ka pasur diskutime sepse bindjet janë të ndryshme. Unë e di që është e djathtë, megjithatë ka tjetër mendësi sa i përket arritjes së Shqipërisë që ne dëshirojmë të kemi dhe nuk e ka përqafuar angazhimin tim por nuk e kam problem këtë gjë sepse më ka mbështetur im shoq.

Bieta Sulo: Argumenti që i ke dhënë?

Floriana Garo: Që unë e besoj këtë gjë dhe kur e besoj diçka, i futem me mish e shpirt. Nuk besoj gjëra kollaj, por kur e besoj, investohem.

Bieta Sulo: Kalimi nga Basha tek Berisha ishte e vështirë?

Floriana Garo: Jam investuar me mish e me shpirt për fushatën e PD. Jam e djathtë në bindje, por për mua PD nuk është asgjë pa liderin historik Sali Berisha. Nuk ka qenë e vështirë për mua që të kaloja nga ideja e Bashës që ishte kryetari i partisë dhe unë zëdhënësja e fushatës. Kam bërë më të mirën ashtu siç po bëj më të mirën tani me zotin Berisha. Unë e kam takuar zotin Berisha në vitin 2012 dhe kemi ruajtur marrëdhënie kortezie, por ka qenë gjithmonë këshillues dhe bashkëbisedues shumë i mirë.

Bieta Sulo: Këshilla që të ka dhënë?

Floriana Garo: Mos ji shumë agresive në emisione televizive sepse nuk përcillet mirë nga teleshikuesit. Këtë e kam mbajtur vath në vesh. Ai më ka lënë hapësirë të shprehesha e të isha vetvetja.

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix14 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix14 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar14 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook