Lidhu me ne

Mix

Nëse vuani nga koliti, harrojeni shijen e këtyre ushqimeve!

Koliti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e zorrës së trashë, e shkaktuar nga disa faktorë.

Nëse vuani nga koliti, e dini mirë që shoqërohet me simptoma të ndryshme si: ënjtja, kapsllëku ose diarreja si dhe dhimbje barku pas vakteve.

Në fakt, shumë njerëz kanë tendencë ta ngatërrojnë atë me diarrenë, duke qenë një nga simptomat kryesore të problemit. Duke qenë një çrregullim i përsëritur, i karakterizuar nga periudha të dhimbjes dhe periudha të stazës, prandaj është shumë e rëndësishme të njihni ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e tij. Prandaj, le të ndalemi tek 8 kategoritë kryesore të këtyre ushqimeve: nëse vuani nga koliti do të bënit mirë të ulnit konsumin e tyre.

  • Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme:

Ushqimet e skuqura dhe ato që përmbajnë sasi të larta të yndyrës përkeqësojnë simptomat e kolitit sepse vështirësojnë tretjen dhe rrisin inflamacionin. Konsumi i tepërt i ushqimeve të skuqura rrit spazmat e zorrëve dhe episodet e dhimbjes e diarresë.

  • Drithërat dhe farat me kokrra të mëdha:

Megjithëse konsumi i fibrave rekomandohet gjithmonë për një tretje të mirë, nëse vuani nga koliti duhet të shmangni fibrat nga ushqime të tilla si drithërat dhe farat me kokrra të mëdha. Ato rrisin prodhimin e gazrave të zorrëve, rrjedhimisht edhe rrezikun e fryrjes dhe dhimbjes së barkut.

  • Kafenë dhe çajin:

Në rastin e kolitit duhet të evitoni sa më shumë pijet me kafeinë, mes të cilave edhe çajin e kafenë. Konsumi i rregullt i çajit dhe kafesë mund të rrisë shpeshtësinë dhe intensitetin e dhimbjes së kolitit dhe acarimin e zorrës së trashë. Për më tepër, kafeina ka tendencë të grumbullohet në trup, duke ndikuar në sistemin e eliminimit të toksinave.

  • Qumështin dhe nënproduktet e tij:

Qumështi dhe nënproduktet e tij janë numër një për personat që përballen me këtë shqetësim. Bulmeti duhet eliminuar jo vetëm për shkak të yndyrave të larta, por edhe prezencës së laktozës. Edhe pse jo të gjithë janë intolerantë ndaj saj, është një ide e mirë të reduktoni konsumin e bulmetit.

  • Sallamrat:

Sallamrat përmbajnë shumë yndyra, por edhe kripë e substanca artificiale që rrisin inflamacionin e zorrëve. Konsumimi i tyre i rregullt shkakton vështirësi në tretje dhe rrit praninë e toksinave në zorrë. Për më tepër, ato rrisin rrezikun për t’u prekur nga mbipesha dhe sëmundjet e tjera inflamatore.

  • Margarinën:

Margarina dhe gjalpi janë ushqime që nuk duhet të përfshihen në dietën tuaj nëse vuani nga koliti. Përmbajnë shumë yndyra transgjenike dhe vajra të hidrogjenizua që përkeqësojnë inflamacionin e zorrëve. Gjithashtu stimulojnë prodhimin e substancave kimike që rrisin perceptimin e dhimbjes.

  • Miellin e rafinuar:

Miellrat e rafinuara janë ushqime inflamatore që mund të përkeqësojnë shumë simptomat e atyre që vuajnë nga problemet me zorrët. Ato i nënshtrohen një përpunimi gjatë të cilit humbasin një numër të madh të elementeve ushqyese. Për pasojë, tretja e tyre është më e vështirë; tek disa njerëz ato gjithashtu shkaktojnë reaksione alergjike. Gjëja më shqetësuese është se janë të pranishme në shumë ushqime të përditshme dhe për pasojë, shmangia e tyre plotësisht, është e vështirë.

  • Pijet me gaz dhe ato alkoolike:

Pijet alkoolike dhe ato me gaz irritojnë së tepërmi sistemin e tretjes. Përmbajtja e lartë e sheqernave, përveç dyoksidit të karbonit dhe ngjyruesve, rrit aciditetin dhe inflamacionin. Janë përgjegjëse për simptoma si gazrat e zorrëve, dhimbjen e barkut dhe diarrenë. Si përfundim, për të mbajtur nën kontroll simptomat e kolitit, do të ishte mirë të kufizonit në maksimum konsumin e këtyre 8 kategorive të ushqimeve.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix20 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix20 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet20 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore20 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix20 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix21 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar21 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix21 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal21 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook