Lidhu me ne

Mix

I konsumoni dhe ju? Fasulet e kuqe më të shëndetshmet

Fasulet e kuqe, falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë, vijnë me një sërë përfitimesh shëndetësore për organizmin tonë, duke përfshirë uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe madje edhe disa lloje të kancerit.

Vetëm një filxhan me këto fasule përmban 16.2 gram proteina, 16,5 gramë fibra, 131 mikrogramë folate, 243 miligramë fosfor dhe 742 miligram kalium. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet t’i përfshini rregullisht në regjimin tuaj

1. Ulin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Përfitimet e fasules të kuqe përfshijnë aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet kanë treguar që duke ulur nivelin e kolesterolit, rreziku për t’u prekur nga goditjet në tru dhe sëmundjet kardiovaskulare ulet ndjeshëm. Shtimi i fasules të kuqe në dietë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL dhe rritjen e niveleve të kolesterolit HDL (yndyrnat e mira). Këto fasule, gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të inflamacionit në trup.

2 .Kontrollojnë sheqerin në gjak

Fasulet e kuqe kanë vetinë gjithashtu të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë në uljen e niveleve të glukozës në gjak dhe ruajnë një nivel normal të sheqerit në gjak.

3. Ndihmon në parandalimin e shumimit të disa llojeve qelizash të këqija

Sipas studimit të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Makromolekulave Biologjike, fasulet konsiderohen si një ushqim që lufton kancerin. Studimet kanë treguar se përfitimet e fasuleve të kuqe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur trupin kundër disa formave të qelizave të këqija, përfshirë kancerin kolorektal.

4. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Fasulet e kuqe përmbajnë frenues të alfa-amilazës, të cilat janë studiuar për aftësinë e tyre për të parandaluar thithjen dhe prishjen e (amidonit) niseshtes. Hulumtimet kanë treguar se këto bishtaja kanë aftësinë për të zvogëluar BMI, peshën e trupit dhe masën e yndyrës. Sipas një studimi në të cilin pjesëmarrësit me mbipeshë morën ekstrakt fasule të kuqe, pjesëmarrësit pësuan ndryshime të konsiderueshme në perimetrin e belit, anësoreve dhe kofshëve.

Pjesëmarrësit në studim humbën mesatarisht 4 kilogramë në 30 ditë./ David Wolfe

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook