Lidhu me ne

Mix

Ushqime të papajtueshme për trupin, djathi dhe peshku?

Ne jemi çfarë hamë është slogani i kohëve moderne. Por nëse jemi ajo çfarë hamë sikurse shprehja thotë, atëherë çfarë duhet të hamë?

Në përpjekje për të gjetur nje përgjigje të përshtatshme ndërmend më vjen një shprehje që pothuajse çdokush e ka dëgjuar të paktën 1 herë: Peshku dhe djathi nuk duhet të konsumohen sëbashku! A është kjo një “legjendë urbane’’ apo pas saj fshihet diçka e vërtetë?!

Me evoluimin e shkencës shprehje dhe fenomene të tilla janë bërë subjekt i studimeve në mënyrë që të shpjegohen sa më qartë dhe të mos mbesin thjesht në kuadrin e empirizmave. Më poshtë do të gjeni disa nga “mitet” më të zakonshme që lidhen me ushqimin dhe njëkohësisht shpjegimin e tyre.

  1. Peshku dhe djathi janë 2 produkte të pasura ne vlera ushqimore në mënyrë të veçantë aminoacide. Konsumi i produkteve të fresketa sëbashku nuk shkakton efekte negative mbi shëndetin. Ruajtja e peshkut në kushte të papërshtatshme e bën atë subjekt të kontaminimit bakterial, këto të fundit transformojnë aminoacidet në amina biogjene(p.sh histamina) të cilat janë toksike dhe përgjegjëse për të gjitha simptomat e helmimit nga peshku.
  2. Një tjetër këshillë e dëgjuar shpesh është : Fëmijët nën moshën 1 vjeç nuk duhet të konsumojnë mjalt. Shpjegimi shkencor lidhet me mundësinë e pranisë së sporeve të Clostridium botulismus të cilat në aparatin tretes(mikroflora dhe aparati tretës nuk janë të zhvilluara plotësisht në këtë moshë) kthehen në forma vegjetative të afta për të prodhuar Toxinën Botulinike (një nga toksinat më të rrezikshme, 1mg toxin është në gjendje të shkaktojë vdekjen e 20 milion kaviesh). Toksina shkakton dobësi të muskujve, e cila mund të çojë në vështirësi në të ngrënë dhe frymëmarrje, kapsllëk, humbje të reflekseve etj
  3. Kosi dhe spinaqi sëbashku nuk duhet të konsumohen. Kosi është me siguri një nga produktet që nuk duhet të mungojë në dietën tonë të përditshme. Spinaqi gjithashtu për shkak të pranisë së Vitit K, Vit E, Vit B2, Fe, Mn etj është një i rëndësishëm. Por çfarë ndodh nëse i konsumojmë së bashku? Oksalatet e pranishme në spinaq lidhen me molekulat e kalciumit të pranishem në kos për të formuar kripëra të patretshme. Si rezultat organizmi nuk përfiton Kalciumi i pranishëm në kos.
  4. Qumeshti dhe pjepri janë një kombinim që nuk rekomandohet të konsumohen sëbashku. Në krahasim me pjeprin, qumështi kërkon më shumë kohë për tu tretur. Në këto kushte rritja e aciditetit të stomakut për të tretur pjeprin bën që qumështi të koguloje (mpikset).
  5. Mos pini çaj pasi të keni ngrënë, veçanerisht mish të kuq dhe produktet e mishit, nuk është më mit. Tanina(përbërje fenolike)të pranishme në çaj kanë veti të lidhin hekurin dhe parandalojnë përthithjen e tij në aparatin tretës.
  6. Sallata dhe produktet e tjera jeshile duhet të konsumohen para vaktit kryesor dhe kjo lidhet me faktin sepse rrisin aciditetin në ambientin e zorrëve dhe kështu rritin përthithjen e kalciumit dhe hekurit.
  7. Histamina është një molekule që gjendet në produkte si birra, vera, shumë lloje të vjetra djathi, mish të përpunuar, fruta të thata etj. Me zgjatjen e periudhës së ruajtjes(maturimit) të këtyre produkteve rritet dhe sasia e histaminës. Për shembull, djathrat e maturuar(vjetër/fortë) dhe verërat e vjetra( stazhionuara) përmbajnë më shumë histaminë. Enzima kryesore që zbërthen histaminen në trup është Diamin Oksidaza (DAO). Efekti i DAO mund të bllokohet duke konsumuar ushqime të tilla si çaj, alkool apo pije energjike.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook