Lidhu me ne

Mix

Ju acarohet fytyra? Ndiqni këto këshilla gjatë larjes

Nga të gjitha pjesët e trupit, fytyra është më e ekspozuara ndaj ndryshimeve stinore, papastërtive të ndryshme dhe gjithçfarë faktori të jashtëm. Për këtë arsye kërkon një përkujdes më të madh. Një fytyrë e bukur dhe e pastër është tregues i qartë i një organizmi të shëndetshëm, por jo gjithmonë organizmi na përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Hapi i parë i përkujdesjes së fytyrës nis me higjienën e saj, e cila në shumë raste nuk bëhet ashtu siç duhet. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëni gjatë larjes së fytyrës

 
1.Lani fytyrën me gjithë grim: Sa herë e keni bërë këtë gjë, e keni gjetur veten me njollat e rimelit që kullojnë mbi fytyrë apo shenjat e kremit pudër të përhapura kudo. Heqja e grimit duhet bërë më vete. Në fakt është hapai i parë që procedon larjen e fytyrës.

 
2.Zgjidhni temperaturën e papërshtatshme të ujit: Në përgjithësi në është thënë që uji i ngrohtë ndihmon në hapjen e poreve, kurse uji i ftohtë i mbyll ato. Ky është një mit i gabuar, pasi poret e lekurës nuk përmbajnë muskuj që të hapen e mbyllen. Dermatologët rekomandojnë të përdorni ujë të vakët, ky i fundit lejon larjen e fytyrës dhe ruan sebumin e saj natyral.

 
2.Përdorni vazhdimisht scrub: Termi scrub është futur së fundmi në fjalorin e higjienës së shqiptarëve, pasi vite më parë ai pothuaj nuk njihej. Scrubi ndihmon në eleminimin e qelizave të vdekura nga shtresa e lëkurës, por në rast se e bëni bazhdimisht do të çrregullojë vajërat dhe yndyrën e shëndetshme që i duhet lëkurës për vetëpastrim. Ju këshillojmë të përdorni scrub dy deri në tre herë në javë.

 
3.Zgjidhni larësin e gabuar: Përzgjedhja e sapunit apo solucionit larës është shumë e rëndësishme, për këtë arsye kushtojini rëndësi këtij detaji. Mos vendosni në fytyrën tuaj sapunët e lëngshëm të duarve, shampo trupi apo në rastin më të keq detergjent. Nëse rast se e bëni, lëkura do të humbasë shkëlqimin, do të jetë e thatë, e irrituar dhe pa jetë.

 
4.Tharja me peshqir: Shumë femra duket sikur do e hedhin fytyrën në tokë nga fërkimi i tepërt që i bëjnë me peshqir. Tregohuni të kujdesshme gjatë fshirjes pasi duke ushtruar shumë forcë dëmtoni elasticitetin e lëkurës. Peshqiri i fytyrës duhet të jetë gjithmonë personal, material i butë dhe duhet larë pas 3 a 4 përdorimesh. Ju mund ta zëvendësoni fare mirë edhe me napa pambuku.

 
5. Nuk aplikoni kremin mbrojtës: Tani që është ngrohur koha, nuk mund të neglizhoni përdorimin e kremit kundra diellit . Kjo nuk do të thotë që duhet të harroni të vendosni kremin hidratues. Secili prej tyre duhet të ketë hapësirën e tij.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook