Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi / Hashure me fruta të thata, pa niseshte dhe sheqer

Ky i Dhuratës është varianti më i shëndetshëm i hashures. Përvec mjaltit, nuk ka sheqer të shtuar dhe as niseshte për ta trashur. Sot nuk është dita e hashures por meqenëse është festa e Sulltan Novruzit, mund ta hani një, si pjatë e traditës së bektashinjëve.

Receta dhe fotografia nga Dhurata Thanasi Daneri

Përbërësit:
600 gr grurë, 1500 ml ujë, 4-5 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kanellë pluhur, 100 gr rrush tê thatë, 180 gr arra të thërmuara, 100 gr kumbulla të thata, kokrrat e një shege mesatare, 1 lugë kafeje kripë të trashë

Përgatitja:
Lajmë grurin e ashures dhe e shtojmë në një enë të thellë. Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë. Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën. E përzjejmë mirë. Mëpas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë . Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla. E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë. Ky është versioni jonë. Shumëkush i shton dhe misra, qiqra.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook