Lidhu me ne

Mix

Zbokthi tregon se keni mungesë të këtyre vitaminave

Shumë prej nesh vuajnë nga era e keqe e gojës, buzët e plasaritura dhe dhimbjet e kokës. Por të gjitha këto mund të jenë një shenjë e paralajmëruese për mungesë vitaminash ose mineralesh. Ekspertët kanë paralajmëruar, me anën e një sondazhi të ri prej 2.000 të rriturish, se këto mungesa mund të tregojnë një dietë të pamjaftueshme dhe kjo duket në rënien e flokëve, dëshirën e ulët seksuale, pikat e bardha në thonj, zbokth, stres dhe madje edhe lëkurë të thatë.

Studimet nga Healthspan, treguan se gjashtë në dhjetë të rritur, nuk janë të qartë për shenja që mund të tregojnë se vuajnë nga një mangësi, – shkruan Living. Por sipas Rob Hobson, një natyropat nga Londra, duke shtuar më shumë zarzavate në pranverë, mish të kuq dhe arra në dietën tuaj, mund të ndihmojnë në luftimin e simptomave shqetësuese.

Vitaminat janë substanca natyrale në ushqim, të domosdoshme për kryerjen e funksioneve trupore. Çdo vitaminë ka rolin e vet në organizëm. Vitaminat luajnë rol aktiv për ndërtimin e sistemit nervor, të pamurit, reaksione të ndryshme në organizëm si dhe në mineralizimin e kockave. Kemi dy grupe të vitaminave: ato që zbërthehen në ujë (vitamina C dhe gjitha vitaminat B- komplekse) si dhe ato që zbërthehen në yndyrëra (vitamina A, D, E dhe K). Edhe pse vitaminat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e shëndetit, në shumicën e rasteve, nuk prodhohen nga organizmi por merren si të gatshme përmes ushqimit.

Vitamina A dhe provitamina e saj Karoteni
Nevojat ditore janë 1-2 mg. Në sasi më të madhe gjendet në perimet e gjelbërta, më së shumti tek spinaqi, lakra jeshile, karrotat, bizelja, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pemë të thata dhe të lëngshme, agrume, banana, pjeshkë, qershi, vezë, drithëra dhe vaji i peshkut. Mungesa e vitamins A shkakton verbim gjatë natës, dëmtim të thonjve dhe flokëve. Ky vitamin ka ndikim në trupin tonë, bën rritjen, ndërtimin dhe mbajtjen e indeve, lëkurës dhe mukozës.

Vitamina B1
Nevojat ditore janë rreth 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek tharrmi, drithëra, arra, lajthi, miser, proshutë, spinaq, karrota, rrepë, agrume (grapefruit). Mungesa e kësaj vitamine shprehet me lodhje të muskujve, dobësim të sistemit nervor dhe atë të qarkullimit të gjakut. Kjo vitaminë ndikon në nervat, bën zbërthimin e karbohidrateve në energji trupore.

Vitamina B2 (F, G)
Nevojat ditore janë rreth 2 mg. Në sasi më të madhe gjendet tek vaji i ullirit, këpurdha, selinoja, specin e gjelbërt, spinaq, karrota, djathë me yndyrë, lakër jeshile, mish viçi etj. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e indit lidhës, dëmtimin e thonjve, kokëdhembje, zvogëlim të të pamurit, dëmtim i zgavrrës së gojës, tharrjen dhe djegien e syve. kjo vitaminë ka ndikim në zbërthimin e yndyrërave në energji, është e rëndësishme për përmbajtjen e flokut dhe syrit.

Vitamina B3
Nevojat ditore janë rreth 9- 15 mg. Në sasi më të madhe gjendet në lakrën e gjelbër, patate, majdanoz, tharrm, mëlçi, mish, këpurdha, pulë, lajthi. Mungesa e kësaj vitamine shkakton ndezjen e lëkurës, çrregullime të zorrëve. Kjo vitaminë ka ndikim në mbajtjen e shëndetshme të lukthit dhe zorrëve, zbërthen proteinat në energji trupore.

Acidi Folik / PGA (BC, vit.M)
Nevojat ditore janë 5 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, mëlçi, tharrm, portokall, majdanoz, karrota, patate, grurë, kikirika, banana, tranguj, vishnje, limon. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemone, barkqitje si dhe shumë probleme në traktin tretës. Kjo vitaminë ka ndikim në shumë procese biokimike, është e nevojshme për rritjen dhe ndarjen e qelizës, ka edhe rol citostatik, përshpejton absorbimin e vitaminës A.

Vitamina B12
Nevojat ditore janë 3 mg. Në sasi më të madhe gjendet në mëlçi, veshkë, peshk, qumësht, vezë. Mungesa e saj shkakton çrregullim në cikël, zbehje dhe dëmtim të thonjve. Kjo vitaminë ka ndikim në rritjen e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina C
Nevojat ditore janë 100 mg. Në sasi më të madhe gjendet në spinaq, lakër, speca, domate, dredhëza, lakër jeshile, limon, lulelakër, qepë, majdanoz, boronicë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton gjakderdhje, lodhje, nervozizëm, marramendje. Kjo vitaminë ka ndikim në forcimin e sistemit imunitar si dhe në absorbimin e hekurit.

Vitamina D
Nevojat ditore janë 2,5- 10 mg. Në sasi më të madhe gjendet në vajin e ullirit, qumësht, vaj peshku, mëlçi, vezë, spinaq, rrepë, lakër, karrota, tranguj, peshk ton. Mungesa e saj shkakton çrregullim në rritjen e eshtrave, prishjen e dhëmbëve, deformimin e skeletit të trupit. Kjo ka ndikim në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit ku trupi I prodhon vetëm nën ndikimin e rrezeve diellore.

Vitamina E
Nevojat ditore 12 mg. Në sasi më të madhe gjendet në grurë, qumësht, vezë, arra, badem, lajthi, perime, mëlçi, lakër. Mungesa shkakton anemi tek foshnjat, ndryshime në lëkurë. kjo vitaminë ka ndikim në ruajtjen dhe stabilizimin e qelizave, ndalon oksidimin e acideve yndyrore të pangopura.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook