Lidhu me ne

Mix

Këto ushqime mos i ruani kurrë në enë plastike

Të ruash ushqimin e mbetur nuk është vetëm shenjë nikoqirllëku, por edhe respekti për ushqimin. Sa herë që gatuani më shumë nga ç’kishit parashikuar, mos hidhni ushqimin direkt në plehëra, por ruajeni pasi mund ta hani sërish ose ta merrni të nesërmen në punë. Dhe kur bie fjala tek konservimi i ushqimit, enët plastike na duken zgjidhja më më praktike e mundshme. Ndoshta sepse lahen lehtë, nuk peshojnë shumë si dhe nuk rrezikoni t’i thyeni. Por jo çdo ushqim mund të ruhet në enë plastike.
1.Vezët e pagatuara: Edhe pse shumica e njerëzve zgjedhin ta konsumojnë vezën në dy format e saj klasike të zier ose të skuqur, ka dhe prej atyre që e nisin ditën me një të verdhë veze të gjallë. Sigurisht që nuk mund ta hedhin tutje të bradhën, por e ruajnë provizorisht në nje enë plastike. Ky veprim është shumë i gabuar pasi e bardha e vezës bie në kontakt me bakteret si Salmonela dhe E.coli. E njëjta gjë vlen edhe për majonezën, e cila nuk duhet ruajtur kurrë në enë plastike.
2.Gjella turli dhe supërat: Gjella turli dhe supërat e ndryshme janë shumë të ushqyeshme dhe nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor. Por kini kujdes me menyrën e konservimit. Është e këshillueshme të ruhen në enë qelqi pasi duke qenë se gatuhen ne temperaturë shumë të lartë gjatë kontaktit me enën plastike do të vini re ndryshime të shijes së tyre.
3.Mishrat e përpunuar: Në qoftë se ju ka tepruar pak mish nga gjella e mbrëmshme dhe doni ta merrni me vete në punë, ju këshillojmë të mos e fusni në një kuti plastike. Mish i përpunuar i nënshtrohet shumë proceseve që ndryshojnë shijen dhe konsistencën e tij. Nëse ruani mishin e përpunuar në enë plastike, ai do të humabsë të gjitha vlerat e tij ushqyese.
4.Sallata: Shumë njerëz mendojnë se kontenitorët plastikë janë zgjedhja më e mirë për të marrë me veten sallatën që përgatisin që në shtëpi. Në të vërtetë duke qenë se kjo sallatë është tashmë e përpunuar, dmth ka brenda vajin, kripën, uthullën dhe salcat e tjera, bëhet më e ujshme. Plus që mbyllja për një farë kohe në enë plastike ndryshon shijen e saj dhe i jep një aromë si të ndenjur.
5. Djathi: Djathi është një ndër nënproduktet e qumështit më të përdorur në të gjithë botën. Këshillohet të konsumohet në çdo moshë për shkak të vlerave të shumta ushqyese, ku peshën kyresore e zë kalciumi. Nëse ruani djathin në enë plastike për tre ditë pa e hapur, do të vini re që ai ka zënë një shtresë të verdhë dhe mban erë. Kur ruani djathin në enë palstike në të do të akumulohen substanca të paqendrueshme që nxisin rritjen e baktereve kërpudhore.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook