Lidhu me ne

Mix

Këto ushqime duhet të hani nëse keni vazhdimisht dhimbje kyçesh

Vuani nga dhimbjet e kyçeve? Çelësi për të shmangur dhimbjet mund të fshihet në pjatë: Njerëzit që ndjekin një dietë të pasur në fibra janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga artriti në kyçe, ka zbuluar një studim i ri tek revista “Annals of the Rheumatic Diseases”.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat nga dy studime të ndryshme: I pari, Nisma Osteoartriti (NO), përfshiu afro 5000 vullnetarë, ndërsa studimi i dytë më shumë se 1200 pjesëmarrës.

Të dyja studimet arritën në përfundimin se sa më shumë fibra të konsumonin njerëzit, aq më pak raste raportoheshin me dhimbje të kyçeve, dhe ishin më pak të rrezikuar të diagnostikoheshin me artrit në kyçe.

Në studimin e parë, personat që konsumuan më shumë fibra në dietë – mesatarisht 20 gramë – ishin 30% më pak të rrezikuar që të shfaqnin simptoma të artritit në kyçe dhe 19% më pak gjasa që të raportonin përkeqësim të dhimbjeve në kyçe gjatë një periudhe 4¬vjeçare, krahasuar me ata që konsumonin më pak fibra (më pak se 9 gramë në ditë).

Ndërsa tek studimi i dytë, personat që kishin konsumuar më shumë fira në ditë – afro 26 gramë 0 ishin 61% më pak të rrezikuar të përjetonin simptoma të artritit, krahasuar me ata që konsumoni nën 14 gramë. Ky studim nuk mund të provojë nëse fibrat vetë shkaktojnë lehtësim të dhimbjeve të kyçeve, megjithatë duhet pranuar se kjo lëndë ushqyese ofron mbrojtje.

Shkencëtarët mendojnë se fibrat mbrojnë kyçet në disa mënyra: ata ulin nivelet e një antigjeni antiinflamator i quajtur CRP, parandalojnë mbingopjen etj. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se ekziston një lidhje e fortë mes artritit të kyçeve dhe obezitetit – përveçse shton ngarkesë në kyçe, dhjami i tepërt rrit gjithashtu inflamacionin, i cili lidhet me dhimbjet.

Disa nga ushqimet e pasura në fibra, që duhet t’i përfshini patjetër në dietë janë: drithërat dhe buka, orizi integral, frutat e thata, perimet si brokoli, lakra, fasulet dhe thjerrëzat, bollguri dhe kuinoa etj. Burimi “Shëndeti”

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix17 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix17 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix17 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix17 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix17 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix17 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix17 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook