Lidhu me ne

Mix

Lidhja juaj është në krizë? Ja ç’duhet të bëni

Me kalimin e kohës mësojmë që emocionet dhe kujtimet të cilat bashkërisht i kemi grumbulluar janë kriteri kryesor i realizimit dhe i lumturisë së krijuar. Epo, ç’duhet bërë atëherë kur lidhja bie në krizë?

Bëhuni gati të ballafaqoheni me sfidat dhe mësohuni të jeni të durueshëm dhe të kuptueshëm në mënyrë që t’i përballoni ato momente të cilat ju bëjnë të kuptoni që dashuria po venitet.

Mposhtni rutinën dhe ruajini emocionet

Të gjithë e kemi të qartë që realizimi i fenomenit të famshëm të ashtuquajtur “lidhja e gjatë” vërtet kërkon angazhim të madh dhe punë të vështirë, të cilave gjithsesi duhet shtuar edhe faktorin e lumturisë, tajmingun e vërtetë, tolerancën e mjaftueshme dhe mirëkuptimin si dhe gatishmërinë për kompromise.

Bëhuni sa më të qetë

A ju ndodh që disa shprehi të caktuara të partnerit tuaj, madje edha to më të rëndomtat, fillojnë t’ju nevrikosin? Pas euforisë dhe dashurisë që i përjetoni në fillim të lidhjes, fillojnë të dalin në pah të gjitha ato dobësi të imta të partnerit, të cilat në fillim as që ju kanë lënë përshtypje.

Qëndroni me të dyja këmbët në tokë dhe merrni frymë thellë. A ia vlen të nevrikoseni vërtet për ato imtësi aq të parëndësishme?

Dilni nga rutina

Problemi kryesor i çdo lidhjeje të gjatë për shumicën është pikërisht ajo ndjenja që harmonia juaj është shndërruar në monotoni të vërtetë. Hani bashkë, flini bashkë, shëtisni bashkë… ndërkaq tani ritualet tuaja intime fillojnë të shndërrohen në rutinë. Zgjidhja ekziston. Rutinën duhet ta luftoni që në momentin e parë kur e vëreni.

Mos lejoni që të bini në kurthin klasik të pritjes që do të ndodhë diçka vetvetiu, por ndërmerrni iniciativën dhe rikujtoni të gjitha ato gjëra që dikur i keni konsideruar si momentet më romantike.

Mos i fshihni problemet

Çdo gjë që me muaj e me vite të tëra keni arritur t’i mbani në vete dhe t’i heshtni, që të gjitha ato probleme, keqkuptimet edhe më të vogla, në një moment do të dalin në sipërfaqe.

Mu për këtë arsye është shumë me rëndësi që me kohë t’i parandaloni dhe t’i eliminoni pa u hamendur.

Bisedat e sinqerta dhe besimi te njëri-tjetri do t’ju ndihmojnë që të ruani lidhjen tuaj dhe marrëdhënien tuaj emocionale. Bëhuni sa më të sinqertë ndaj partnerit, sepse emocionet e shëndetshme ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix12 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook