Lidhu me ne

Letersi

10 librat më të mirë të vitit sipas Helena Kadare

10 librat më të mirë të vitit sipas Helena Kadare

   1. Mira Meksi: Kutia e Agatha  Christie-t (Onufri)

Mid’hat bej Frashëri ka qenë gjithnjë një personazh që më ka grishur me jetën e tij. Ndaj në këtë rrëfim të Mira Meksit, ai rivjen për lexuesin me gjithë të panjohurat e tij,  duke u veshur me shumë cilësi të humbura në kohë. Me një gjuhë e stil të mrekullueshëm, ngjarjet në këtë roman të lënë mbresa të jashtëzakonshme.

   2. Rodrigo Garcia: Lamtumirë Gabo dhe Mercedes (Engjëllushe Shqarri-Onufri)

Eshtë një libër që lexohet me një fryme e të lë gjatë nën peshën e emocioneve. Rrëfimi i të birit për babanë shkrimtar, sjell një këndvështrim ndryshe, më intim e njerëzor, mbi një figurë të madhe të letërsisë të shekullit XX.

   3. Hayden Herrera- Biografia e Frida Kahlos (Përkthimi: Ermira Danaj, Botues: Dukagjini)

Frida Kahlo është një figurë interesante e gruas plot talent, që i dha ngjyra një kohe të trazuar. Ky libër kërkon të tregojë Fridën e vërtetë, mes vuajtjes dhe pasionit të përhershëm për të dashuruar.

   4 – Lea Ypi – Të lirë (Dudaj)

I shkruar me nje stil krejt origjinal dhe terheqes, Lea Ypi ravijezon historine e nje Shqiperie qe e kemi jetuar te gjithe, por qe nen optiken e saj merr nje ngjyrim krejtesisht te veçante plot ngjyra te reja.

   5- Besnik Mustafaj – 366 rrëfenja për të ndjellë gjumin (Toena)

Janë rrëfenja që lexohen menjëherë, duke sjelle te lexuesi gjithë trazimet e kësaj kohe që ka përfshirë njerëzimin. Libri përshkohet nga një ndjeshmëri e thellë dhe ndershmëri intelektuale e prekshme.

   6- Milan Kundera- Ngadalësia (Dituria)

Milan Kundera, me një lehtësi tronditëse arrin të të njohë me letërsinë e madhe, nëpërmjet historive që shpesh të duken të zakonshme, por që janë domethënëse në çdo detaj të tyre. Nën përkthimin e shkrifët e të kujdesshëm të Mirela Kumbaros, ky është një libër që të mbërthen e të lë mbresa të forta.

   7- Cao Xueqin – Endërr në pallatin e kuq (Dituria)

Romani i Cao Xueqin është një kronikë e Kinës së shekullit XIII, në perëndim të shkëlqimit feudal, që tashmë është vetëm një ëndërr. “Çdo fjalë e këtij libri më ka kushtuar një pikë gjaku”, shkruan autori i këtij libri. Dhe vërtet është një letërsi që të trondit me forcën e saj. Libri ka ardhur në shqip në përkthimin mjeshtëror të shkrimtares Diana Çuli.

   8- Vera Bekteshi – Bela Ciao (Onufri)

Janë tregime të shkruara plot stil e humor, për një periudhë kohe të trazuar për të gjithë, siç qe ajo e pandemisë.

   9- Bashkim Shehu – Liri Belishova dhe koha e saj (UETPress)

Eshtë një biografi interesante, jo vetëm mbi figurën e një gruaje që ka qenë pjesë e shtetit komunist shqiptar, por edhe e dënuar prej atij shteti vetë.

   10 – Jacques Attali, Pierre Henry Salfati – Fati i Perëndimit: Athinë, Jerusalem (Minerva)

Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesin në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e këtij qytetërimi. Vepra ka ardhur me një gjuhë të bukur e të përpunuar nga përkthyesi Adrian Civici.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix10 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix10 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix10 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix22 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook