Lidhu me ne

Mix

Shmangini patjetër këto ushqime nëse vuani nga koliti!

Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore që prek zorrët ku shkakton plagë të ndryshme në pjesën e brendshme të tyre.

Koliti shkakton dhimbje, fryrje dhe diare. Sëmundja ka tendencën të përkeqësohet me konsumin e disa ushqimeve specifike, më poshtë:

Fasulet
Bishtajoret dhe fasulet kanë shumë fibër dhe shkaktojnë fryrje. Ato nuk përbëjnë ushqimin ideal për dikë që vuan nga koliti.

Ekspertët thonë se pavarësisht kësaj, këto ushqime janë të rëndësishme sidomos për vegjetarianët. Ata rekomandojnë konsumimin e racioneve më të vogla. Për më tepër, fasulet e konservuara duhen shpëlarë mirë, qiqrat duhen zhveshur nga shtresa e jashtme ose duhen gatuar si pure, duke u transformuar kështu në ushqime më të tolerueshme për sistemin tretës.

Kafeja dhe çaji

Kafeja mund të vështirësojë menaxhimin e simptomave të kolitit. E njëjta gjë vlen edhe për çajin dhe pijet me kafeinë apo ato energjike.

Produktet e bulmetit
Produktet e bulmetit shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e kolitit. Por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg qumështit.

Ekspertët thonë të pasurit kolit, nuk nënkupton automatikisht intolerancë ndaj laktozës. Kjo e fundit ka shumë të bëjë me sasinë e enzimave të konsumuara të qumështit.

Misri dhe kërpudhat
Misri dhe kërpudhat treten me vështirësi, thonë ekspertët. Pavarësisht intensitetit të përtypjes, misrat sërish arrijnë të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diare në rastet e njerëzve që vuajnë nga koliti.

Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që treten me vështirësi siç janë misri, kërpudhat, lakra, farat dhe arrorët.

Mishi me dhjamë
Mishi me dhjamë është një produkt që duhet t’i qëndroni larg. Më mirë zgjidhni produkte mishi pa dhjamë sepse ky i fundit arrin të përkeqësojë simptomat.

Qoftet, roleja dhe mishra të tjerë të butë e të gatuar mirë treten më lehtë se bifteku.

Erëzat
Erëzat pluhur apo të bluar hollë mund të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor pa problem.

Nëse gatuani me erëza ose barishte të freskëta siç janë piperi kokërr ose majdanozi, sigurohuni që t’i grini ose bluani hollë që të jenë më të tolerueshme për stomakun.

Ushqimet kremoze
Salcat e ndryshme dhe majoneza munden që ndonjëherë të shkaktojnë ose nxisin simptomat e kolitit ulçeroz.

Disa njerëz nuk e tolerojnë dot gjalpin e kikirikut për shembull, ndonëse ai është i pasur me yndyrna të shëndetshme.

Çokollata

Sheqeri dhe kafeina, janë dy nga përbërësit dominantë të çokollatës që mund të rrisin problemet tek njerëzit që vuajnë nga koliti.

Nëse ju pëlqen çokollata, mund të konsumoni sasi të vogla të një produkti cilësor, thonë ekspertët.

Alkooli
Alkooli ka një ndikim shumë dimensional tek organizmi. Në përgjithësi ai stimulon zorrët dhe shkakton diare. Megjithatë ju sërish mund ta konsumoni në sasi të vogla.

Disa pacientë kanë më shumë tolerancë ndaj verës së bardhë sesa të kuqes dhe disa të tjerë përjetojnë fryrje nëse pijnë birrë ose pije të tjera.

Alkoolin ta konsumoni gjatë ushqimit dhe jo me stomakun bosh.

Gjithashtu nëse provoni pije të reja, bëjeni këtë në shtëpi.

Arrorët
Arrorët në formën e tyre të plotë shkaktojnë parehati gjatë tretjes dhe në rrugëtimin e tyre në zorrë. Por, në rastet kur nuk jeni alergjikë, nuk duhet të hiqni dorë tërësisht prej tyre.

Bluajini dhe grijini hollë dhe konsumojini në sasi të vogla duke i shoqëruar me produkte të tjera, si salca apo lëngje frutash.

Pijet e gazuara
Pijet e gazuara përmbajnë kafeinë, sheqerna dhe ëmbëlsues artificialë që shtojnë lëvizjet e zorrëve. Bulëzat mund të shkaktojnë kontraktime dhe ndjesinë e fryrjes.

Nëse nuk jeni gati të hiqni dorë prej tyre, kufizojini sasitë që konsumoni dhe mos përdorni pipëz që lejon hyrjen e më shumë bulëzave në stomak.

Qepët
Qepët janë gjithashtu të vështira për t’u tretur. Prjini hollë dhe gatuajini mirë ose mund t’i përdorni për t’i dhënë aromë ushqimeve si supa.

Pas zierjes dhe lëshimit të lëngut, qepën mund ta hiqni nga supa ose gjella./AgroWeb

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook