Lidhu me ne

Mix

Lëkura e thatë në dimër? Konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon në rigjenerimin e saj!

Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë. Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti. Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar. Këto janë disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.

Vezët

Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese. Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën. Sipas ekspertëve të ushqimit, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C. Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.


Shega

Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit. Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti. Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik. Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Arrat

Arrat janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës. Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport5 ditë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar5 ditë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix5 ditë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix5 ditë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix5 ditë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore5 ditë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix5 ditë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix5 ditë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix5 ditë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook