Lidhu me ne

Mix

Gastriti, Simpomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi i tij

Gastriti është inflamacion i mukozës së stomakut, pra i shtresës së brendshme që vesh stomakunGastriti është një patologji shumë e përhapur dhe ekzistojnë një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e tij.

Për shumë persona gastriti mund të mos jetë një gjendje edhe aq serioze kjo për faktin se në momentin e marrjes së trajtimit të duhur simptomat e Gastritit përmirësohen ndjeshëm – por në rast se nuk ka përmirësim kjo patologji mund të zgjasë edhe me vite.

Simptomat e Gastritit

Shumica e personave me Gastrit mund të mos shfaqin asnjë lloj shenje apo simptome, por në rastet kur shoqërohet me simptoma ato përfshijnë:

  • Mostretje të ushqimit
  • Dhimbje dhe djegie të stomakut
  • Të përziera dhe të vjella
  • Ndjesi tejngopje dhe fryrje pas konsumit të vakteve

Në raste të caktuara, me përkeqësimin e situatës mund të kemi edhe simptoma të tjera të shtuara si dhimbje, gjakrrjedhje apo edhe ulçer të stomakut.

Simptomat e Gastritit mund të fillojnë në mënyrë të papritur dhe në të tilla raste kemi të bëjmë me gastrit Akut ose simptomat shfaqen ngadalë në kohë dhe në të tilla raste kemi të bëjmë me Gastrit Kronik.

Kur të kontaktoni mjekun specialist gastroenterolog?

Kontaktoni me mjekun specialist gastroenterolog nëse:

  • Keni simptoma të mostretjes së ushqimit të cilat zgjasin më shumë se 1 javë, si dhe kur shoqërohen me dhimbje dhe ndjesi diskomforti
  • Mendoni se simptomat vijnë si rrjedhojë e ndonjë medikamenti të ri që jeni duke marrë së fundmi
  • Villni gjak ose keni prezencë gjaku në jashtëqitje

Si diagnostikohet Gastriti?

Për diagnostikimin e Gastritit mjeku specialist mund t’ju rekomandojë kryerjen e:

  • Kulturë feçe – për të kontrolluar për infeksion ose gjakrrjedhje nga stomaku
  • Testin e frymës që ndihmon në identifikimin e infeksionit të Helicobacter Pylori
  • Ekzaminim endoskopik (gastroskopisë)
  • Testin serologjik

Shaktarët e Gastritit

Shkaktari më i shpeshtë që çon në shfaqjen e Gastritit është bakteri Helicobacter Pylori. Por ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie si:

  • Përdorimi i drogërave (kokaina)
  • Konsumi i tepërt i alkolit
  • Përdorimi i shpeshtë i Aspirinës, Ibuprofenit ose medikamenteve të klasifikuara si anti-inflamatorë josteroid
  • Stresi

Gastriti i shkaktuar nga Helicobacter Pylori

Ndodh që shumë persona të infektuar nga bakteri Helicobacter Pylori mund të mos kenë dijeni. Kjo për faktin që këto lloj infeksionesh të stomakut janë të shpeshta dhe zakonisht nuk shoqërohen me simptoma. Gjithsesi, prezenca e bakterit Helicobacter Pylori me raste mund të shkaktojë gromësima ose mostretje, duke qenë se ky bakter shkakton inflamacion të shtresës së brendshme të stomakut. Ky tip Gastriti haset më shpesh në grupmoshat e mëdha dhe zakonisht çon në atë që ne e quajmë Gastrit kronik, pra që persiston në kohë dhe është jo eroziv (gërryes).

Si trajtohet Gastriti

Trajtimi i Gastritit synon reduktimin e aciditetit në stomak që çon edhe në reduktimin deri eliminimin e plotë të simptomave. Në varësi nga shkaktari i Gastritit varion edhe trajtimi i tij. Pra në rastet kur shkak i Gastritit është bakteri Helicobacter Pylori, atëherë trajtimi synon në çrrënjosjen e këtij bakteri, ndërsa në rastet kur shkaktar mund të jenë medikamentet anti-inflamatore josteroid atëherë proçedohet me ndalimin e marrjes së tyre nga ana e pacientit, gjë që në të shumtën e rasteve ka rezuluar efektive. Gjithsesi, në çfarëdolloj rasti rekomandohet që të drejtoheni për konsultë te mjeku specialist gastroenterolog i cili është përgjegjës si për diagnostikimin ashtu edhe për përcaktimin e mënyrës adekuate të trajtimit të Gastritit.

Për të lehtësuar simptomat mjeku specialist mund t’ju rekomandojë marrjen e antiacideve, mjekim ky që synon në neutralizimin e aciditetit në stomak dhe që lehtëson dhimbjen.

Ҫfarë tjetër mund të bëni:

  • Konsumoni shpesh & me porcione të vogla
  • Evitoni ushqime që irritojnë stomakun si ato djegëse, të skuqura, etj
  • Reduktoni sasinë e alkolit ose eliminojeni atë totalisht
  • Mundohuni të menaxhoni stresin

Gastriti kronik shton rrezikun per komplikacione mjekësore të tipit: Ulçer në stomak, krijimin e Polipeve në stomak dhe në raste të caktuara mund të çojë deri edhe në kancer të stomakut.

MË TEPËR

Mix13 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix14 minuta më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix16 minuta më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore22 minuta më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Mix26 minuta më herët

Zayn Malik flet për grupin “One Direction”: Kam keqardhje

Zayn Malik ka një keqardhje të madhe nga koha e tij në One Direction. Kantautori pranoi në “Zach Sang Show” javën e...

Mix27 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn zbuloi se ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë në prill në mes të betejës së saj me...

Temporal29 minuta më herët

Çfarë është një vizë e artë, kundërshtitë dhe ku mund të merret akoma

Nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë apo e rrezikshme të përpiqesh të arrish një vend tjetër nëse qeveria e...

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Facebook