Lidhu me ne

Mix

Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre. Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit. Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë. Shkencëtarët shpjegojnë se ulja e stresit në jetën e përditshme është një pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për veten dhe mbrojtjes nga dhimbjet e reumatizmës. Më poshtë do të mësoni për 4 hapa të nevojshëm që duhet t’i praktikoni çdo ditë dhe rregullisht që të qëndroni larg situatave stresuese që nxisin dhimbjet.

Frymëmarrja
Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive sië janë “paqe”, “qetësi” e të tjerë. Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur. Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi. Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’

Aktiviteti Fizik
Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit. Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.

Ndërveprimi Social
Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar. Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.

Vendosja e Prioriteteve
Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër. Caktoni me rradhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme. Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook