Lidhu me ne

Letersi

Pёrralla shqiptare / Pula e vogёl e kuqe

The Little Red Hen | Bedtime Story For Kids | Roving Genius - YouTube


Na ishte seç na ishte.

Na ishte njё pulё e kuqe qё banonte nё njё shtёpi tё vogёl bashkё me njё patё, njё mace dhe njё qen.

Pata ishte shumё llafazane. Ajo bёnte muhabet me komshinjtё gjithё ditёn e ditёs.

Maces i pёlqente shumё vetja. Ajo krihej, drejtonte mustaqet, dhe pastronte thonjtё gjithё ditёn e ditёs.


Qeni ishte gjumash. Ai flinte gjumё nё shilarsin para shtёpisё gjithё ditёn e ditёs.

Pula e vogёl e kuqe bёnte gjithё punёt e shtёpise. Ajo gatuante, pastronte, lante dhe pastronte rrobat, nxirrte plehrat pёrjashta, priste barin nё bahçe, pastronte gjethet e rёna, bёnte edhe pazarin.

Njё ditё, tek po shkonte rrugёs pёr nё pazar, pula e vogёl e kuqe gjeti disa kokrra grurё. Ajo i mblodhi dhe i futi nё xhepin e pёrparёses.

Kur shkoi nё shtёpi, pula e vogёl pyeti shokёt e saj “kush do t’i mbjelle kёto kokrrat e grurit?”

“Unё nuk i mbjell” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.

“Atёhere po i mbjell unё” tha pula e kuqe.
Pula e kuqe i mbolli kokrrat e grurit.

Nga kokrrat e grurit mbinё fije te vogla tё gjelbra. Pula e kuqe u gёzua shumё.
“Pa shikoni, ka mbirё gruri. Kush do tё kujdeset pёr grurin gjatё verёs?”

“Unё nuk kujdesem” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.

Pula e kuqe u kujdes pёr kallinjtё e grurit gjithё verёs. Ajo i ujiste dhe nuk linte barishtet e kёqija tё mbinin dhe t’i zinin frymёn grurit tё vogёl. Nga fundi i verёs gruri ishte rritur e ishte zgjatur. Me kalimin e kohёs kallinjtё e grurit morёn ngjyrёn e arit.

Atёhere, pula e kuqe pyeti shokёt. “Kush do tё mё ndihmojё qё ta korrim grurin?”
“Unё nuk e korr” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.

Pula e kuqe e korri grurin dhe e qёroi me kujdes. Ajo i ndau farat nga kashta dhe e ngarkoi grurin nё njё karrocё dore.“Miq, tani duhet ta bёjme miell, qё pastaj ta bёjme bukё. Kush do ta çojё grurin nё mulli?”

“Unё nuk vete dot” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.

“Atёhere po shkoj vetё” tha pula e kuqe.
Mullixhiu e bloi grurin dhe ia dha pulёs sё kuqe nё njё thes tё vogёl plot me miell. Pula e kuqe e vuri qesen me miell nё karrocёn e dorёs dhe shkoi nё shtёpi.

Njё mёngjes, pula u çua herёt dhe tha:
“Sot ёshtё njё ditё shumё e bukur. Sot do tё gatuaj njё bukё tё mirё e tё ngrohtё me miellin e grurit. Kush do tё mё ndihmojё tё bёjme bukё?”

“Unё nuk tё ndihmoj dot” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.

Pula e vogёl filloi punёn vetё. Ajo trazoi miellin me vezёt dhe gjalpin. Ajo bёri brumin, i dha formёn e bukёs, dhe e vuri nё furrё qё tё piqej.

Era e bukёs se freskёt u pёrhap gjithandej. Sa erё e mirё vinte buka e freskёt! Pata pushoi sё foluri, macja pushoi sё krehuri dhe qeni u ngrit nga gjumi.

Tё gjithё erdhёn nё kuzhinё. Pula e vogёl e nxorri bukёn nga furra dhe tha “Kush do tё mё ndihmojё qё ta hamё bukёn?”

“Unё” tha pata,
“Unё” tha macja.
“Unё” tha qeni.

“Hmmm” tha pula e kuqe.
“Kush e mbolli grurin?” — Unё.
“Kush e korri grurin?“ — Unё.
“Kush e çoi nё mulli?” — Unё
“Kush e pruri miellin nё shtёpi, kush e bёri bukёn?” — Unё.
“Ju nuk mё ndihmuat.”
“Tani, bukёn do ta ha vetёm unё.”

Pula hёngri bukёn dhe u kёnaq.
Patёs, maces dhe qenit ju shkoi goja lёng.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix10 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi24 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi24 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix24 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix24 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook