Lidhu me ne

Mix

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit, receta e malësive shqiptare trashëguar ndër

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i malësive shqiptare.

Një pjatë tipike dimërore për të ngrohur organizmin në ditët e ftohta dhe të acarta.

Sot, restorantet tradicionale shqiptare, veçanërisht të zonës së veriut kanë futur këtë recetë si një ndër specialitetet më të mira të kuzhinës shqiptare.

Specialitet që ka lënë pa fjalë turistët e huaj, të cilët kanë shijuar këtë pjatë.

E përgatitur veçanërisht në stinën e dimrit dhe e servirur e ngrohtë, Çorba e Hasit pa dyshim të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Ky gatim special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer sidomos me turshitë e amvisave shqiptare, sallata të freskëta, bukë të thekur, djathra të ndryshëm etj.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën e vjetër të përgatitjes së kësaj pjate të mrekullueshme dhe dimërore krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për ta shijuar e ndarë me familjen.

Përgatitja e Çorbës së Hasit në Shtëpi
Përbërësit
300 gr miell misri
4 lugë vaj ulliri
250 gr-300 gr të pjesëve të brendshme të qengjit
2 gota uji me kos
Një kokërr hudhër
Një lugë çaji me kripë
Përgatitja
Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të zjejnë.

Në enë tjetër shtojmë vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit  dhe e trazojmë derisa mielli i  misrit të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pastaj lëngun e mishit të zjerë e hedhim mbi miellin e skuqur dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës.

E lëmë kështu të zjejë për rreth 10 minuta.

Më pas, të brendshmet e ziera i presim në thela të vogla dhe i hedhim brenda në enën ku po zien mielli me lëng mishi.

I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri.

Gatimi i përfunduar mund të përzihet me kos sipas preferencës.

Kjo pjatë është e pasur me vlera ushqyese, proteina, karbohidrate, hekur dhe zink.

/AgroWeb

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

PD drejt bashkimit total

Partia Demokratike, pas marrjes së simboleve dhe vulës, kërkon bashkimin e të gjithë frontit opozitar në një të vetëm, për...

Kritike3 ditë më herët

Vemjet që po e hanë turpin me bukë, nuk lanë gjë pa i thënë Berishës dhe sot i ngjiten si rrodhe!

Shkruar nga Myslim Murrizi Kur e thotë Basha qe i ka marrë të gjithë këta nga hiçi dhe i bëri...

Temporal3 ditë më herët

Suedi: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani

Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani. Ndërsa maksimumi për adoleshentët është rreth tre orë....

Mix3 ditë më herët

Brenda shtëpisë komode të Jennifer Garner në Kaliforni

E frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, Jennifer Garner krijoi një hapësirë ​​komode për familjen e saj. “Doja që...

Mix3 ditë më herët

Arrat, super-ushqimi i natyrës për trurin, zemrën dhe bukurinë

Kur mendoni për ushqime që janë të mira për shëndetin tuaj, arrat ndoshta nuk janë gjëja e parë që ju...

Kioske3 ditë më herët

SONDAZHI: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD. Për kë votojnë emigrantët

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të këtij sezoni elektoral, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh që s’është bërë kurrë...

Sport4 ditë më herët

Cristiano Ronaldo: Nga fusha e futbollit në krye të YouTube! Sfidë ndaj MrBeast

CR7 synon të kalojë 313 milionë ndjekësit që ka MrBeast në kanalin e tij të YouTube. Ambicia e Ronaldos për...

Mix4 ditë më herët

Ben Affleck me Kick Kennedy: Një kapitull i ri në jetën e tij!

Ndërsa Ben Affleck po përballet me pasojat e ndarjes së tij nga Jennifer Lopez, thashethemet kanë filluar të qarkullojnë se...

Mix4 ditë më herët

Sophia Loren dhe këshilla e çmuar që ka marrë nga Charlie Chaplin!

Legjenda e kinemasë italiane Sophia Loren ka ndarë një këshillë të rëndësishme në një intervistë të fundit, e cila i...

Mix4 ditë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Kjo javë bën bashkë kombinimin më të mirë të mendjes, trupit, zemrës dhe shpirtit. Hëna e re në Virgjëreshë të...

Facebook