Lidhu me ne

Mix

Ushqime që përmirësojnë fertilitetin tek gratë

Time to eat fruit

Për gratë që kanë vështirësi në konceptimin e një fëmije, është shumë e rëndësishme të konsultohen me një specialist të fertilitetit nëse nuk arrijnë dot të mbeten shtatzënë pas një viti përpjekjesh.

Ka shumë arsye pse konceptimi nuk ndodh dhe në disa raste duhet marrë parasysh konsumimi i sa më shumë ushqimeve që rrisin shanset për konceptim. Duke përfshirë ushqimet e mëposhtme në dietënt tuaj, mund ta keni më të lehtë të mbeteni shtatzënë.

Orizi kaf

I pasur me karbohidrate kompleks, orizi kaf ndihmon gratë për të pasur një ovulacion të rregullt. Një tjetër gjë pozitive është se orizi kaf i servirur rregullisht në tavolinë furnizon trupin me folate, një nutrient shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e fetusit sepse lufton defektet e tubit neural.

Qumështi i plotë

Përveçse siguron kocka të forta, kalciumi i gjendur tek qumështi i plotë është optimal për shëndetin riprodhues. Shumë gra që kanë pasur probleme me konceptimin kanë dalë garant për efektivitetin e të pirit një gotë me qumësht çdo ditë. Kjo pije gjithashtu furnizon trupin me nurtientët e duhur gjatë shtatzënisë.

Vaji i ullirit

Falë faktit që është shumë i pasur me antioksidantë, vaji i ullirit ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Po si? Antioksidantët e gjendur në të luftojnë inflamacionin, një gjendje e lidhur me shumë probleme shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe probleme të tjera të fertilitetit.

Portokajtë

Si burrat dhe gratë mund të përfitojnë nga konsumimi i portokajve nëse dëshirojnë të kenë një bebe. Kjo për shkak se vitamina C e gjendur tek to ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Burime të tjera të shkëlqyera të nutrientit në fjalë përfshijnë specat, guavat, kivit, frutat e pyllit, papajat, domatet, lakrën kale, bokolin, lakrat e Brukselit.

Bananet

Të vlershme gjithë vitin, ngrënia e bananeve e përmirëson shëndetin riprodhues. Kjo është arsyeja pse këto fruta në fjalë, të cilat përmbajnë vitaminë B6, një nutrient që rregullon hormonet, duke e bërë më të lehtë konceptimin tek gratë. Edhe tek burrat bananet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.

Vezët

Falë selenit të pranishëm në salmon, edhe vezët edhe sperma mund të jenë të mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë radikalet e lira. Salmoni është gjithashtu i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme në rregullimin e hormoneve. Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë edhe peshq të tjerë si sardelet, toni, trofta, harenga, etj.

Fasulet e zeza

Veçanërisht nëse vuani nga probleme imunologjike ose sindroma ovariale e policisteve, të dyja shkaqe që e bëjnë të vështirë konceptimin, është një ide e mirë të përfshini fasulet e zeza në dietën tuaj. Kjo sepse përmbajtja e lartë në fibra ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në shëndetin e fetusit.

Bajamet

Vitamina E është e njohur për ndihmesën që jep në përmirësimin e cilësisë së spermës tek meshkujt. Prandaj duke konsumuar një vakt të ndërmjetëm bajamesh, burrat marrin edhe vitaminën E. Burime të tjera ekselente të saj janë fistikët, arrat amerikane, tofu, spinaqi, avokadoja, farat e lulediellit.

Midhjet

Zinku i gjendur me shumicë tek midhjet ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit tek gratë. Ky mineral është esencial edhe për cilësinë e spermës. Gratë që po përpiqen të konceptojnë një fëmijë, duhet gjithashtu të konsumojnë midhje për të luftuar problemet me parregullsitë e ciklit menstrual.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook