Lidhu me ne

Kryesore

Nga “fushata” e Sorosit kundër tij tek sjelljet e Alibeajt si “ministër i Ramës” – Deklaratat e Berishës sot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet ku ka folur për ngjarjen e ndodhur në Kavajë pak ditë më parë, ku një i ri u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Kavajës. Ai lajmëroi për një protestë ditën e shtunë, foli gjithashtu për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, për situatën në PD dhe zgjedhjen për kryetarin e ri.

Vdekja e të riut në paraburgim, “vrasje shtetërore”

Berisha tha se i riu Ilvi Meta vdiq në një vend ku supozohej të ishte më i sigurtë, ndërsa kritikoi organet shtetërore për heshtjen lidhur me këtë ngjarje. Më pas shtoi këto ngjarje përbëjnë me dashje apo padashje vrasje shtetërore.

“A e vari ndokush aë me kordonin e kapuçit? Nuk përjashtohet hnë mënyrë azbsolute por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore, cinike e të gjitha organeve shtetëror para këtyre akteve të cilat përbëjnë me dashje apo padashje vrasje shtetërore. Ai që administron atë ndërtesë dhe atë qeli është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret për vetëvrasje. Rregulli më elementar, përfshirë lidhësen e këpucëve.”-tha Berisha.

“Bledi Çuçi të japë dorëheqjen”

Ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me ngjarjen e rëndë të Kavajës kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme Bledi Çuçi.

“Drejtori i policisë, heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale, kur në harkun kohor 5 javor dy të rinj vdiqën, u vdiqën në qelitë e komisariatit të Policisë ku duhet të ishim më të sigurt se në çdo vend tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçi, drejtorit Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.”- thirri ai.

“Protestë të shtunën”

Ish-kryeministri ka lajmëruar për një protestë të shtunën ku në të gjitha Komisariatet e Shqipërisë do të ndizen qirinj në nder të 31-vjeçarit Ilvi Meta që u gjet i vdekur në paraburgimin e Kavajës.

“Do i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër, që në orën 8:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore ‘Stop vrasjeve në Komisariate’.”– tha Berisha.

Thirrje gazetarëve: Krijoni sindikatat tuaja, mos bini në nivel me Korenë e Veriut

Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët Berisha u ndal te raporti i Reporterëve pa kufij për lirinë e medias. Ai iu bëri apel gazetarëve të krijojnë sindikatat e tyre për të mos shkuar në një nivel me Korenë e Veriut apo Rusinë e Putinit.

“Unë ju bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja, me qëllimin e vetëm që të mos ju dhunojë dhe mos ju cenojë kush në profesionin tuaj. Është mision për vendin, nuk e bëni vetëm për veten tuaj. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj. Me tiraninë duhet bërë çdo betejë dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij. Përndryshe sot jemi tek Angola dhe Zimbabve, vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit. Ndaj thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë, të mbrojmë lirinë e mediave si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe për shoqërinë dhe vendin në tërësi. Këto ishin dy nga zhvillimet më dramatike të javës, më skandaloze.”- tha Berisha.

“Rama propozoi për presidente gruan e tij”

Ish-kryeministri ka komentuar propozimin e analistit Baton Haxhiu për Linda Ramën si kandidate për presidente.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer procesin e rëndësishëm kushtetues të zgjedhjes së presidentit, në një proces kuzhine familjare.

“Në procesin qesharak të zgjedhjes së presidentit, të kulmojë, arrin gjer aty sa nëpërmjet Baton Haxhisë, Baton Shtanishiqit më falni, Edi Rama të propoziojë për presidente bashkëshortën e tij. A mund ta imagjinonte kush?! A ka zëdhënës në Shqipëri më autentik se Baton Stanishiqi për Edi Ramën?! Se e pashë të buzqeshte. Po kjo është e vërteta. Nuk e them unë. Po ai këtë e njoftoi ëpërmjet tij. Pra arrin sa ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në një proces kuzhine familjare.”– tha Berisha.

“Qeveria dhe Sorosi po harxhojnë miliona euro për fushatë kundër kandidimit tim”

Berisha beson se qeveria Rama dhe miliarderi George Soros po harxhojnë miliona euro për anti-fushatë kundër kandidimit të tij për kreun e PD-së.

Në konferencën e sotme për mediat Berisha u shpreh se nëse përballë tij nuk do të ketë asnjë rival për të kandiduar për këtë post, ai do kërkojë referendum.

“Pyetje është kjo?! (Qesh) E pakuptimtë. Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e SOROS, dhe të tjerë, kundër kandidimit të Sali Berishës.”- tha Berisha.

“ Do kandidoj, më 22 maj do ketë referendum”

Berisha tha në konferencën për shtyp se ai ka plotësuar dokumentet për të kandiduar për kreun e PD-së.

“Mund ta imagjinoni ju, njeriu ka shpallur publikisht se do kandidojë dhe bëhen emisione a duhet apo jo të kandidoj. A është kjo antifushatë që shkel çdo rregull?!

Të gjitha televizionet e vendit këtë kishin pyetje kryesore. E pashoqë. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundet të pajtohem unë kurrë me këtë situatë që shqiptarët janë regjistruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion.”- tha Berisha.

Ai u shpreh se nëse përballë tij nuk do të ketë asnjë rival për të kandiduar për këtë post, ai do kërkojë referendum:  Atëherë mbetet referendumi, dhe unë në datën 22 maj nëse zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem verdiktit të tyre referendar. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë mirë.”

“Pse nuk fajësoj Rudina Hajdarin por Bashën”

Ish-kryeministri deklaroi se reformën zgjedhor në kaos e futi ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ai tha se nuk fajëson Rudina Hajdarin që sipas tij, ishte vetëm një deputete dhe se PD ishte një forcë politike dhe kishte muskuj.

“Reformën zgjedhore në kaos absolutisht e futi Lulzim Basha. Ju mund t’ju duket çudi. në mënyrë të përsëritur ju kam deklaruar se ky njeri humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. më thuaj një marrëveshje me Edi Ramën që fitoi. nëse je i tillë pse vazhdon me marrëveshje. Unë nuk fajësoj fare Rudinën, por fajësoj Bashën sepse çdo marrëveshje…Rudina ishte një deputete. PD ishte një forcë politike dhe PD kishte muskuj. A i tregoi gjë muskujt PD-ja Edi Ramës?Asnjë. Është qëndrimi më tradhtar që është bërë ndaj zgjedhësve. Nëse Lulzim Basha nuk do ishte ai që është, ai më 27 prill do mbushte sheshet me ato që shkroi komisioni i OSBE-së.”– deklaroi Berisha.

“Basha e Bardhi groposën komisionin hetimor të zgjedhjeve”

Berisha mes të tjerash tha se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi groposën komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Akoma më e turpshme është shuarja e komisionit të hetimit të zgjedhjeve. U krijua komisioni. A e dini kur u shua? Kur u kërkua që në axhendë të hetohej Elbasani. Gjëja më normale, se aty u vra një njeri. Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës dhe përgjegjësi direkt ka Gaz Bardhi me Taulant Balla. Aty ndodhi vrasja e një mjeku, një militanti. Ai nuk ishte kurrë për t’u vrarë. E sheh se ku janë këta?”- theksoi Berisha.

Rikthimet në parti

Berisha komentoi në konferencën për shtyp edhe sulmin që u bëri deputeti Gazment Bardhi disa të rikthyerve në PD. Sipas tij rikthimet ishin mëse të merituara.

“Politika ka një moral. Myslim Murrizi, Rudina Hajdari ishin dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve nga PD. Në Kuvendin e 30 prillit u votua një rezolutë ku dënohej ky akt dhe përcaktohej. Zoti Murrizi dhe zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën. Asnjëri prej tyre nuk devijuan nga qëndrimi opozitar. Në këtë kontekst, në politikë nëse njeh gabimet, denoncon gabimet, je i detyruar t’u japësh të drejtën atyre që nuk i pranuan në kohë. E njëjta gjë është edhe me zonjën Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi, Arben Imami dhe me të tjerë me një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD. E kam thënë atëherë edhe publikisht. Me aktin dhe pusinë që u zuri Basha atyre u dha të drejtë, të drejtën e zotit për të ndërmarrë çdo akt politik ndaj teje. Nuk mund të veprohej në atë mënyrë kurrë. Ai mund të kishte kundërshtira me ta, mospëlqime, por nga ish-nënkryetarë partie, nga ish-drejtues për 25 vite individë për të cilët nuk kishte asnjë fakt, provë, dokument se kishin shkelur ligjet, t’i bëje të paqenë vetëm se të bënin hije ty dhe kjo ishte e vërteta. Ai kthim jo se ishte i duhur, por i vonuar. Unë mund të them se për kohën që ata ishin qëndruan opozitë e vërtetë për PD, në çdo rrethanë.”– tha Berisha.

“Alibeaj sillet si ministër i Ramës”

Ndërkohë për Enkelejd Alibeajn, Berisha tha se ai po sillet si ministër i Edi Ramës.

“Gjithçka zhvillohet në atë proces. Deri sot është bërë e qartë se është manipulimi i pastër i Edi Ramës. Nga zarfet sekrete si në shpellat e Cosa Nostra-s, tek angazhimi dhe loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është skenar i turpshëm dinjitoz vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Askush tjetër ndonjëherë nuk ka ndërmarrë një proces të tillë në historinë e vendit. Ky është procesi më i diskretituar që mund të zhvillohet dhe bëhet ndonjëherë. Këshilli kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtij procesi e për të marrë vendimin politik. Natyrisht parimet janë të qarta. Edi Rama nuk mundet, do të haset me opozitën e vërtetë. Ky është ajo që unë mund të them. Është e kotë të diskutohet për emrin që diskutuat, veçse ai s’bën gjë tjetër vetëm sillet si ministër i Ramës.”- komentoi ish-kryeministri.

“Shkarkuan Alibeajn, jo Kryesinë e PD-së”

Ai deklaroi se Alibeaj është shkarkuar nga funksioni i tij, dhe se ky i fundit s’ka tagër të mbledh grupin parlamentar sikurse veproi. Berisha theksoi se Kryesia e grupit të PD-së nuk është shkarkuar.

“Pse kemi shkarkuar zotin Alibeaj, se kemi shkarkuar kryesinë e grupit parlamentar. Dje bëmë një deklaratë në të cilën u shkrepën se Alibeaj është i tëri në funksion të lojës së Edi Ramës. Është i shkarkuar dhe nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Vendimet e kryesisë do të respektohen!”- tha Berisha.

Foto – Berisha

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix17 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix18 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet18 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore18 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix18 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix18 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar18 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix19 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal19 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook