Lidhu me ne

Letersi

“Lutje nënës sime” poezia prekëse për nënën nga Pier Paolo Pasolini

“Lutje nënës sime” është një ndër poezitë më të bukura të poetit Pier Paolo Pasolini. Është një lutje prekëse drejtuar nënës për të jetuar sa më gjatë pasi autori, sikundër çdo fëmijë për nënën e tij, ka nevojëpër të. Fundi i poezisë, i cili përkon edhe me kulmin e saj, ka një përulje të autorit ndaj nënës së tij me vargun: “Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh”. Ky është ndoshta vargu më domethënës i gjithë poezisë, i cili nga njëra anë e tregon autorin disi egoist (autori i kërkon nënës së tij të mos vdesë, pasi ai ka nevojë për të), por nga ana tjetër shpreh dhe lutjen më të madhe të çdo fëmije për nënën (për tëdy prindërit) që të mos largohen kurrë nga kjo jetë, pasi janë baza më e fortë mbështetëse për këdo nga ne.

“Lutje nënës sime”


Është e vështirë të ta them me fjalë biri
Atë që në zemër paksa ndiej
Ti je e vetmja në botë që e di, për zemrën time
Atë që ka qenë gjithmonë
Përpara çdo dashurie tjetër.

Për këtë duhet të ta them atë
Që është e llahtarshme ta njohësh
Është brenda hirësisë sate që lind ankthi im.
Je e pazëvendësueshme. Për këtë është dënuar
Në vetmi jeta që më ke dhënë.

E nuk dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur dashurie.
Dashurie trupash pa shpirt,
Sepse shpirti është në ty, je ti, por ti je nëna ime.
Dhe dashuria jote është skllavëria ime.

Kam kaluar fëmijërinë skllav i këtij sensi
i lartë, i pazgjidhshëm, në një luftë të thellë.
Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën
E vetmja ngjyrë, e vetmja formë; tani ka mbaruar.

Mbijetojmë dhe është konfuzioni
I një jete të lindur jashtë arsyes.
Të përulem, ah, të lutem; të mos duash të vdesësh
Jam këtu, i vetëm, me ty, në një prill të ardhshëm.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook