Lidhu me ne

Mix

Si ndikon i nxehti tek diabetikët?

Me mbërritjen e temperaturave të nxehta zakonisht uria e tepërt ndalon dhe trupi ndihet i ngopur më shpejt. Kjo pikërisht për shkak të vapës e cila bën që organizmi të ngopet dhe lodhet më shpejt. Kështu kaloritë dhe karbohidratet që ju shëndoshin nuk janë një kërcënim i vazhdueshëm në këtë periudhë të vitit.

Sidomos për diabetikët, vera mund të konsiderohet si stina ku marrëdhënia me ushqimin është e kujdesshme, pikërisht për këtë fakt. Gjithsesi i nxehti mund të paraqesë një sërë problemesh të tjera për diabetikët. Duke filluar që nga temperaturat dhe mënyrat se si njerëzit zgjedhin të freskojnë organizmin. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga gabimet më të zakonshme që personat e prekur nga diabeti bëjnë gjatë verës. Në qendër mbetet gjithnjë marrëdhënia e ndërlikuar e kësaj sëmundje me ushqimet e duhura që duhen konsumuar.

Si Ndikon i Nxehti
Kur temperaturat janë të larta, trupi kërkon gjithnjë që të ftohet me anë të djersitjes, ajrit të freskët, ushqimeve dhe lëngjeve. Shumë persona zgjedhin të freskohen me anë të ushqimeve dhe sidomos frutave gjatë verës. Në rastin e diabetikëve kjo mund të kthehet në nje problem nëse ato konsumohen çdo ditë me shumicë. Pavarësisht se rekomandohen shumë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe dhurojnë freski, frutat përmbajnë sheqer.

Kështu mund të kthehen në një armik për trupin e sidomos nëse merrni ilaçe për të kuruar sëmundjen. Nga ana tjetër mjekët ngrenë një tjetër shqetësim në lidhje me pacientet që vuajnë nga kjo sëmundje. Duke qënë se gjatë verës trupi i njeriut kërkon më pak ushqim dhe ngopet më shpejt, tendenca për të ngrënë më pak mund të kthehet në një problem. Nëse merrni ilaçe për diabetin, ato do të ulin sheqerin në trupin tuaj duke u kthyer në një shqetësim.

Pasi mund të vuani nga mungesa e sheqerit në trup dhe pasoj atë jenë njëjtë të rënda. Megjithëse mund të krijojë konfuzion, ky shpjegim i mjekëve tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Mundohuni të konsumoni vaktet tuaja të përhershme, si në periudha të tjera të vitit. Pini shumë ujë, konsumoni perime me anë të supave, sallatave apo gjellëve duke bërë kujdes me sasitë e tyre. Ndërsa për frutat mundohuni të konsumoni të paktën një mollë, një banane dhe një nektarinë. Mund të zgjidhni frutat që preferoni duke evituar ato me shumë sheqer si fiqtë, shalqiu apo rrushi.

Si Ta Përballoni Të Nxehtin
Në mënyrë që të mos përballeni me sheqerin shumë të lartë apo shumë të ulët kujdesuni që të respektoni disa rregullave të thjeshta. Mjekët këshillojnë të konsumoni shumë ujë, të hani shpesh dhe në sasi të vogla gjithnjë ushqime të shëndetshme. Gjatë ditëve shumë të nxehta mundohuni të qëndroni më shumë në hije në mënyrë që të mbani nën kontroll edhe presionin e mirë të gjakut. Theksi qëndron tek ushqyerja e duhur ndaj mjekër rekomandojnë të bëni gjithnjë kujdes.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Videoja virale nga Festivali i Kanës: Kelly R shpërthen ndaj sigurisë

Kelly Rowland u pa duke qortuar një roje sigurie në Festivalin e Filmit në Kanë 2024 të martën. Fillimisht, ish-anëtarja e Destiny’s...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish flet për raportin me Jesse Rutherford pas ndarjes

Gjërat janë ende mirë mes Billie Eilish dhe Jesse Rutherford. Sipas një fragmenti të pabotuar nga kopertina e saj e...

Mix21 orë më herët

Sean “Diddy” Combs përballet me një padi të re

Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm se*sual. Ish-modelja Crystal McKinney pretendon se reperi  e detyroi...

Mix2 ditë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet2 ditë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix2 ditë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar2 ditë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar2 ditë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix5 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Facebook