Lidhu me ne

Mix

13 fakte interesante që duhet t’i dini për Dubain

National Geographic lists 'Museum of the Future' among world's 14 most  beautiful Museums - Killa Design

Një destinacion i ri turistik në guidat e udhëtimeve të domosdoshme nëpër botë, Dubai ia ka dalë të bëjë një emër të mirë në pak kohë, teksa luksi që rrethon këtë vend të lë gojëhapur. Zbuloni pasuritë marramendëse të Dubait.

Dubai është një nga vendet më të pëlqyera dhe me zhvillimin ekonomik më të habitshëm në shekullin e 21. Është global dhe po rritet në shkallë të gjerë. Vetë bota në të cilën po zhvillohet ky vend, po e bën një pikë referimi për biznes dhe turizëm në Lindjen e Mesme. Duket sikur projektet e përmirësimit nuk kanë të sosur në këtë vend.

Faktet

1 – Një nga çdo katër vinça në botë gjendet në Dubai. Pronat e paluajtshme po rriten aq shpejt në Dubai, saqë rreth 24 për qind e vinçave në tokë ndodhen në këtë vend.

2 – Për të ndërtuar ishujt artificialë të Palmës, Dubai importoi mjaftueshëm rërë për të mbushur 2.5 ndërtesa ‘Empire State’. Ndërtimi i Ishujve të Palmës kërkoi 94 milionë metër kub rërë. Ndërtesa ‘Empire State’ është 37 milionë metër kub.

3 – Burj Al Arab përdor mjaftueshëm ar brenda, aq sa mund të mbulohen 46,265 piktura të Mona Lizës. Ambientet e brendshme të Burj Al Arab janë dekoruar me rreth 1790 metra katrorë ar 24 karat.

4 – Forcat e policisë së Dubait shpenzojnë më shumë në çdonjërën prej supermakinave të tyre sesa kushton shkollimi universitar i një personi në SHBA. Policia e Dubait përdor makina të hatashme për t’u bërë përshtypje turistëve dhe për të treguar klasin e vet. Ndër këto makina përfshihen Ferrari, Lamborxhini dhe Aston Martin One-77.

5 – Rreth 85 për qind e turistëve janë të huaj. Shumica e tyre vijnë nga India, Pakistani dhe Bangladeshi për të punuar në tregun e pronave të paluajtshme. Ata gjejnë punë, por grupet e të drejtave të njeriut kërkojnë reforma urgjente, pasi ata jetojnë në kushte të mjerueshme dhe nuk gëzojnë garanci në punë.

6 – Në Dubai, robotët 300 dollarësh po zëvendësojnë punën e paligjshme të fëmijëve në garat e deveve. Këto të fundit janë një industri që vlerësohet se sjell qindra miliona dollarë fitim. Për shkak se fëmijët janë mjaftueshëm të vegjël për të qëndruar mbi deve, sporti shkaktoi trafikimin e fëmijëve nga Azia Jugore dhe Afrika.

7 – Burj Khalifa është aq e gjatë saqë disa banorë duhet të presin më gjatë për të ngrënë mëngjesin gjatë Ramazanit. Ndërtesa është rreth një milje e gjatë dhe ka 160 kate. Ata që jetojnë në katin e 150 e sipër, jetojnë aq lart sa mund ta shohin diellin më gjatë.

8 – Nëse Burj Khalifa do ishte në Freiburg, Gjermani do mund të shihej nga Strasburg, Francë. Ndërtesa është e dukshme edhe 95 km larg. Largësia midis Freiburg dhe Strasburgut është 86.4 km.

9 – Dyzet për qind e shitjes së arit në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithë ari së bashku peshoi më shumë se 354 elefantë. Në 2013, 70 miliardë dollarë ar u shitën, me një peshë prej 2250 tonë. Një elefant afrikan peshon rreth 2268 deri 6350 kg.

10 – Dubai planifikon të ndërtojë një ‘qytet’ me klimë të kontrolluar, që do të jetë 4.45 km katrorë, me trotuare me ajër të kondicionuar që lidhin seksione të ndryshme të pikave turistike së bashku. Kjo është gati dy herë më shumë se Monako, që është 2.02 km katrorë.

11 – Në 2013 pati më shumë turistë në Dubai sesa njerëz që jetonin në Shenzhen. Dubai po e transformon veten në një qytet që drejtohet nga turizmi. Në 2013, Dubai pati mbi 11 milionë turist të regjistruar në hotele. Popullata e Shenzhen është rreth 10 milionë dhe është qyteti i 12 më i populluar në botë.

12 – Burj Al Arab konsiderohet një hotel me 7 yje dhe është hoteli i katërt më i gjatë në botë. Megjithatë, 39 për qind e hotelit është i pabanuar dhe konsiderohet një hapësirë e çuar dëm. Për më tepër, suita mbretërore në Burj Al Arab kushton rreth 20,000 dollarë nata. Me aq para mund të blihen 10 kompjuterë të shtrenjtë.

13 – Dubai prodhon mjaftueshëm naftë sa për të mbushur rreth 4.5 pishina olimpike në ditë. Prodhimi shkon nga 50,000 në 70,000 fuçi në ditë, që është 11,000 metra kub. Në vitin 1991, Dubai prodhonte 400,000 fuçi në ditë.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook