Lidhu me ne

Mix

Airbnb zbulon destinacionet më të mira për vitin 2022

Platforma Airbnb ka zbuluar se ku do të shkojnë turistët për pushimet e tyre verore këtë vit.

Po kërkoni të planifikoni pushimet tuaja verore? Duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë.

Për fat të mirë, Airbnb sapo ka publikuar një raport të detajuar i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend – ose mund të zgjidhni t’i shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.

Kur bëhet fjalë për turizmin brenda vendit, njerëzit në mbarë botën po ikin nga qytetet në drejtim të fshatit. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo do të thotë se ata lëvizin nga Londra për në Cornwall; në Itali, nga Roma në Sardenjë dhe në Spanjë nga Barcelona në Costa Blanca. Në SHBA, zonat rurale si Florida Panhandle dhe Parku Kombëtar Acadia po bëhen shumë të njohura.

Njerëzit gjithashtu kanë dëshirë që të pushojnë për një kohë më të gjatë – dhe nuk mund t’u vihet faj për këtë. Vendet më të njohura për pushimet më të gjata këtë vit janë Melburni, Sao Pãulo, Montreali, Parisi dhe Berlini (në këtë renditje). Ndoshta mund të keni dëshirë që t’i shmangni këto destinacione nëse nuk ju pëlqejnë shumë turmat.

Raporti tregon gjithashtu se njerëzit po largohen nga destinacionet e tyre të rregullta. Dhjetë qytetet më të njohura përfaqësonin vetëm 8 për qind të të ardhurave të përgjithshme të këtij viti nga kjo industri, krahasuar me 12 për qind në vitin 2019.

Dhe, pavarësisht masave të këtij qyteti për të “luftuar” turizimin e tepërt – si për shembull aplikimi i një tarife hyrjeje për udhëtarët ditorë – Venecia mbetet destinacioni më popullor në botë. / Time Out

Destinacione verore tendencë – në të gjithë botën – kërkime në tremujorin e parë (min. 10.000 kërkime)

  1. Bodrum, Turqi
  2. Ibiza, Spanjë
  3. Villasimius, Itali
  4. Devon, Mbrëtëri e Bashkuar
  5. Korčula, Kroaci
  6. San Vito Lo Capo, Itali
  7. Nîmes, Francë
  8. Maine,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  9. Freiburg im Breisgau, Gjermani
  10. San Teodoro, Itali

Destinacione verore tendencë – në SHBA – kërkime në tremujorin e parë (min. 10.000 kërkime)

  1. Walton County, Florida
  2. Cape San Blas, Florida
  3. Mexico Beach, Florida
  4. Fort Myers, Florida
  5. Stonington, Konektikat
  6. Cape Coral, Florida
  7. Forks, Uashington
  8. Big Sur, Kalifornia
  9. Four Corners, Florida
  10. Hampton Bays, Nju Jork

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook