Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante rreth Gjermanisë

Germany: The Pros and Cons of Living in Germany

Gjermania është një ndër vendet më interesante në botë me histori dhe kulturë të pasur.

Çfarëdo që do të eksploroni, kështjellat, pyjet e mrekullueshme apo birraritë në Bavari, ka pafund gjëra që do t’ju mbajnë të zënë në këtë vend…

Gjermania ka më shumë se 1 mijë lloje salsiçesh!

Në Gjermani ka më shumë se 1 mijë lloje salsiçesh. Mund të thuhet se gjermanët i duan shumë salsiçet e tyre. Disa lloje salsiçesh që do të gjeni në Gjermani janë:

  • Bratwurst
  • Blutwurst
  • Weisswurst
  • Knackwurst
  • Currywurst

Mbiemri gjerman më i përhapur është Müller

Müller është mbiemri më i përhapur në Gjermani. Më shumë se 900 mijë persona kanë këtë mbiemër! Disa mbiemra të tjerë të përhapur në Gjermani janë:

  • Schmidt
  • Schneider
  • Fischer
  • Weber
  • Meyer
  • Wagner
  • Becker

Birra është ushqim në Bavari

Në pjesën më të madhe të Gjermanisë, birra është thjesht një pije për t’u shijuar. Por në Bavari është stil jetese. Në Bavari, një person pi mesatarisht rreth 150 litra birrë në vit! Bavarezët e konsumojnë birrën më shumë se në çdo land tjetër në Gjermani. Në fakt, thuajse gjysma e fabrikave të birrës në Gjermani janë në Bavari, e cila ka dendësinë më të lartë se e gjithë Republika Federale. Nëse ju pëlqen birra, ju duhet të vizitoni pa tjetër Bavarinë dhe të bëni një shëtitje në gjithë birraritë, për të provuar shije të ndryshme!

Gjermanët e duan shumë bukën

Një tjetër fakt interesant mbi Gjermaninë është se ka mbi 300 lloje bukësh, duke mos marrë në konsideratë varietetet nëpër rajone. Po ashtu ka më shumë se 1200 lloje ëmbëlsirash e tortash. Nëse ju pëlqen të provoni ushqimet tipike të një vendi, Gjermania është i vetmi vend për të provuar pak nga të gjitha. Gjermania është një parajsë për adhuruesit e karbohidrateve. Disa lloje bukësh që duhet të provoni janë:

  • Brötchen
  • Pretzel
  • Vollkornbrot
  • Milchbrötchen

“Arushat prej gome” janë një shpikje gjermane

Hans Riegel nga Boni, Gjermani, e krijoi kompaninë e tij të ëmbëlsirave në vitin 1920. I kishte ardhur në majë të hundës puna pak shpërblyese si punëtor në një dyqan ëmbëlsirash. Ai nisi të bënte karamele të forta dhe pa ngjyrë, kurse e shoqja i shiste. Më pas i erdhi ideja të krijojë snack me fruta me bazë xhelatine kur karamelet e forta nuk po shiteshin më në rrugë. Ai nuk e shpiku tërësisht gjithë recetën por e përsosi. Ai u frymëzua nga ëmbëlsia turke dhe një lloj karameleje japoneze.

Oktoberfest i parë ishte një Dasmë

Oktoberfesti i parë ndodhi më 12 tetor 1810. Zgjati pesë ditë – festohej dasma mes princit të kurorës së Bavarisë (i cili më pas u bë mbreti Ludwig I) dhe princeshës Theresevon Sachsen-Hildburghausen. Në fund u bë një përvjetor i përvitshëm që përfshinte një panair bujqësor, muzikë dhe shitës ushqimesh.

Me kalimin e kohës, ato u shndërruan në kapanone dhe prodhuesit e birrës sot ndërtojnë struktura të përkohshme ku mund të qëndrojnë deri në 6 mijë persona. Është një festival që përfshin parada, lojëra, kërcime. Më shumë se 6 milionë persona vijnë për të festuar në Oktoberfest çdo vit.

Në Gjermani ndodhet Katedralja më e madhe në botë

Cologne Cathedral ndodhet në Këln, në North Rhine-Westphalia, Gjermani. Është kisha më e madhe e stilit gotik në Europën e Veriut. Kur arkitektët nisën të ndërtojnë Katedralen e Këlnit ishte viti 1248, e cila nuk përfundoi deri në vitin 1880.

Përpjekja për t’u arratisur nga burgu është e ligjshme në Gjermani

Në Gjermani konsiderohet instinkt njerëzor për të bërë gjithçka është e mundur për të qenë të lirë. Pra, nëse një i burgosur përpiqet të arratiset nga burgu, nuk do të marrë asnjë dënim shtesë për të njëjtin akt. Megjithatë, nëse i burgosuri dëmton ndonjë pronë, i bën keq dikujt, vret apo bën krime të tjera ndërkohë që është në tentativë për arratisje, do të akuzohet për ato krime.

Gjermania i do kështjellat

Në Gjermani ndodhen disa nga kështjellat më të bukura në botë – do të jetë e vështirë të zgjidhni se cilën të vizitoni, pasi ka më shumë se 10 mijë kështjella në vend.

Kështjellat më të bukura që duhet të vizitoni në janë:

  • NeuschwansteinCastle
  • Hohenzollern Castle
  • Schwerin Castle
  • Heidelberg Castle
  • Wartburg Castle
  • Marburg Castle

Gjermania ka mijëra bomba të pashpërthyera

A e dini se Gjermania ka ende mijëra bomba të pashpërthyera në të gjithë vendin. Ato kanë mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe pas më shumë se 70 vitesh nga Lufta Botërore, çdo vit zbulohen më shumë se 2000 tonë bomba të pashpërthyera. Përpara se kompanitë e ndërtimit të nisin gërmimet për një projekt të ri, specialistët duhet të sigurojnë se terreni është i pastër nga çdo municion. Edhe zbulimi i këtyre bombave nuk është i lehtë. Në vitin 2013, 20 mijë njerëz u zhvendosën kur një bombë Blockbuster, 400 kg, u zbulua në qytetin e Dortmundit. Gjermania është në paqe që nga Lufta e Dytë Botërore, por skuadra e saj e bombave është një nga më aktivet në botë.

Mosha për të pirë në Gjermani është 16 vjeç

Dihet se birra është një pjesë e rëndësishme në kulturën dhe stilin e Gjermanisë moderne. Qytetarët gjermanë mund të nisin të pinë verë ose birrë në moshën 16 vjeç. Por duhet të presin deri në 18 vjeç për të pirë pije të tjera alkoolike, diçka e zakonshme në mesin e shumë vendeve europiane.

Festa Gjermane

E dimë se festa kryesore gjermane është Oktoberfest. Por ka edhe një mit që thotë se Pema e parë e Krishtlindjeve lindi në Gjermani. Pema moderne e Krishtlindjeve lindi në Gjermani, por përdorimi simbolik i pemëve të gjelbra nisi në Egjiptin dhe në Romën e lashtë. Por Gjermania vijoi traditën dhe u shtoi qirinj dekorimeve për të festuar solsticin e dimrit.

Një të tretën sipërfaqes së Gjermanisë e zënë pyjet

Gjermania është e mbuluar nga më shumë se 11.4 milionë hektarë pyje. Kjo është e barabartë me rreth 32% të territorit gjerman të mbuluar me pemë. Nëse ju pëlqejnë shëtitjet në ajër të pastër dhe të kaloni kohë në natyrë, ju duhet të vizitoni patjetër Gjermaninë.

Burimi: The Planet

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix11 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix11 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix11 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix11 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix11 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix11 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix11 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix11 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar11 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook