Lidhu me ne

Kioske

Një pyetje kam: A blini dot shtëpi ne Tiranë?

“Bllokimi Shkatërrues” i ndryshimeve të shpeshta fiskale dhe të bërit biznes në Shqipëri

Nga Fiordi Përnaska

Premtimi për zero taksa deri më 2029 merr fund më 1 janar 2023, profesionistët e lirë do të tatohen deri në 23%. Qeveria nuk do dallojë abuzuesit, ndëshkon të gjithë profesionistët e lirë. 

Siguria është baza kryesore që nxit dhe zhvillon biznesin në një shoqëri.

Sa më e pasigurt dhe e ndryshueshme struktura ku bizneset operojnë, aq më pak nxitet dhe zhvillohet biznesi.

Problemi është që ato sipërmarrës të cilët e kanë ndarë mendjen të bëjnë biznes jo vetëm që bllokohen në vend se të suportohen, por shtyhen që të çojnë idetë e tyre dhe ti ngrenë ato në një vend tjetër ku kanë më shumë lehtësira dhe oportunitete sidomos në fazat e para të cilat dihen që janë më të vështirat.


Një nga statistikat më të rëndësishme dhe interesante të bizneseve të reja është se nga 10 biznese të reja, vetëm 4 e arrijnë vitin e 3-të, pra 60% e bizneseve të reja dështojnë dhe nuk e arrijnë vitin e 3-të. Ky numër rritet dhe shkon në 70% për vitin e 5-të.

Për më tepër rreth 90% e start-up-eve dështojnë, në një periudhë më ekstensive.

Duke pasur parsysh nocionin “Krijimi Shkatërrues” të kapitalizmit i cili nënkupton zhvillimin e ekonomisë përmes krijimit të bizneseve të reja, të cilat duke qenë më eficente dhe inovatore zëvendësojnë ato të vjetrat të cilat si rrjedhim dalin nga tregu, dhe tregu përmirësohet për publikun duke pasur oferta më të lira dhe njëkohësisht më të mira se të mëparshmet, kusht thelbësor që kjo të ndodhi është KRIJIMI pra hapja dhe lehtësimi i hapjes i një numri sa më të madh të bizneseve të vogla në mënyrë të tillë që të përmirësojnë tregun dhe të zëvendësojnë bizneset e vjetra të cilat kontribuojnë më pak me ofertat e tyre për tregun.

Këtu tek ne po ndodh diçka tjetër: “Bllokimi Shkatërrues”

Kjo është një kosto shumë e madhe për ekonominë dhe mirëqenien e një vendi, sidomos e një vendi të vogël si Shqipëria e cila duhet të ketë një qasje krejt tjetër, jo vetëm për të stimuluar sipërmarrjen e vogël brenda vendit, por duke tërhequr dhe sipërmarrës nga jashtë vendit.

Profesionistet e lirë “freelancers” duhet të konsiderohen një nga grupet më në nevojë për mbështetje pasi vështirësia për të shitur shërbimin e tyre është relativisht e madhe. Për shembull, në krahasim me një biznes të vogël “mini-market” ku klientë do vijnë në një mënyrë ose një tjetër pasi kanë nevojë ditore të vazhdueshme për produkte ushqimore, një profesionist i lirë duhet të kalojë në shumë përpëlitje për të siguruar një klient, dhe në akoma më shumë siklete për ta mbajtur atë. Kjo e bën më të vështirë punën sidomos në fazat fillestare për profesionistët e lirë.

Ky është një lajm shumë negativ dhe i keq për sipërmarrjen shqiptare jo vetëm të brendshme por edhe të jashtme duke i vënë një barrierë të panevojshme profesionistëve të lirë, përfshirë atyre të huaj për të pasur bazën e operimeve në Shqipëri.

Hipokrizia qëndron në faktin që konsiderohen “abuzues” sipërmarrësit e rinj të cilët i futen një rruge plot me vështirësi me vullnetin e plotë dhe guximin e tyre, duke marrë përsipër një risk shumë të madh dështimi dhe duke futur në lojë kursimet e tyre të jetës.

Dhe nuk konsiderohen ABUZUES mijëra raste biznesesh të mëdha që bëjnë evazione fiskale me manovra nga më të ndryshmet si dhe ata që operojnë me para te pa-deklaruar në fusha të ndryshme duke shtrembëruar dhe bllokuar tregun dhe duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë sipërmarrjes së ndershme.

Një pyetje kam: A blini dot shtëpi ne Tirane?

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook