Lidhu me ne

Letersi

Përmbledhje / Jeta dhe veprat e Migjenit …

Migjeni, poeti që as sëmundja nuk i shkaktonte vuajtje aq sa vuajtjet e  popullit shqiptar

Vargjet e Lira – Migjeni, Analiza dhe Vepra e plote!

Permbledhje rreth jetes se Migjenit

“Vargjet e lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit të ri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e rinisë”, etj. Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “… bukën tonë të përditshme falna zot”, etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t’u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë më 26 gusht 1938 .

Poezia e Migjenit dhe Vargjet e Lira

Krijimtaria poetike e Migjenit u zhvillua kryesisht brenda tre viteve 1932-1935.

Migjeni shprehu pakënaqesite e tij rreth realitetit shoqëror të asaj kohe. Dha pamje tronditëse, të klasave të shtypura dhe të shfrytëzuara. Në krijimtarinë e tij, për herë të parë përftohen figura dhe portrete të plota e shumë të fuqishme të malësorit e punëtorit, të gruas shqiptare e cila ishte viktimë e një shfrytëzimi të dyfishtë.

Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Atë e indinjonte së tepërmi hendeku i thellë i pabarazisë midis klasave. Kjo e shtyu të pasqyronte varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot’, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. Dënoi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. Me anë të hiperbolave dhe groteskut përshkruan përfaqësuesit e klasave të pasura dhe shfrytëzuese. Dha idetë e tij për një shoqëri ndryshe. Më të barabartë, pa shfrytëzim të njerëzve. Ai i përkrahte të rinjtë me idenë revulocionare per të ndryshuar vendin. I shtynte të merrnin guximin për të vepruar.

Revolta e hapur, vuajtjet e thella dhe optimizmi janë tipare karakteristike të poezisë së tij, e cila shquhet për konceptimin dhe sistemin origjinal të figuracionit. Ai trajtoi vjershën dhe poemën pa subjekt me varg të lirë, që karakterizohet për mendimin sintezë dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria.Në themel të veprimtarisë së Migjenit qendron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon veprën e tij. Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Te birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj, pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullise shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë (“kalbësinave që kerkojnë shejtnim”). Kritika e rreptë e gjendjes së rënde të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e te drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë dhe më të bukura.

Sic e dimë, tema kryesore e Migjenit ishte “mjerimi”, i cili është përshkruar dhe paraqitur në mënyrën më realiste të mundshme. Duke shfryrë dhimbjen qe i jep mjerimi, autori përshkruan figura, njerëz dhe ngjarje të mbërthyera nga një trishtim i thellë. Ai, mjerimin dhe skamjen, nuk e sheh në anën sipërfaqësore, po e shikon në të gjitha aspektet, në atë fizik, shpirtëror, moral e shoqëror.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në të gjitha botimet e Migjenit. Për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë.

Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar (“Kanga skandaloze”,  etj.)

Të dhënat kryesore rreth veprës

Struktura: Struktura ciklike e veprës me emërtimet e saj krijon nje rend logjik e tematik të poezive. Në secilin cikël del emërtimi kangë për poezinë , që është një emërtim tradicional: Parathanja e Parathanjeve si hyrje, Kanget e ringjalljes, Kanget e mjerimit, Kanget e perndimit, Kange ne vete, Kanget e rinise, Kanget e fundit.

Titulli: Titulli i veprës ka kuptim të dyfishtë: vargje të lira në mënyrën e ndërtimit të tyre, dhe vargje të lira në vështrimin e lirisë tematike. Që në titull del vetedija e autorit se po krijonte një poezi tjetër nga rrjedha e poezisë së kohës.

Tematika: Kemi : shkëputja nga trajtat formale e tematike të poezisë shqiptare të kohës. Mungon tematika atdhetare apo kombëtare. E kaluara preket vetëm si reflektim në aktualen, por jo si temë e vecantë . Temë zotëruese bëhet tema shoqërore e kohës si dhe dhimbjet personale të lidhura me kohën.

Toni poetik: Nëpërmjet tonit polemizues Migjeni i kundërvihet traditës së shkrimeve romantike. Qoftë në nëntekstin poetik apo atë të prozës qendron një ironi e fshehur, që synon te sarkazma: gjë të cilën Migjeni nuk ia kurseu as vetvetes. Duke e ndjekur njeriun në luftën e tij për ekzistencë Migjeni, si asnjë poet tjetër, shembi të gjitha kultet fetare, politike, atdhetare dhe morale.

Ndarja e këngëve.

  • Kanget e pakendueme: Në këtë cikël Migjeni e shikon artin e poezisë si nje mundim të thellë psikologjik, dhe realizimin e krijimit një shpërthim të mundshëm. Ai është i vetëdijshëm që poezia e tij do të shfaqë nje rebelizëm të përmbajtur : …e unë jam vullkani që fle i fashitun.
  • Kanget e ringjalljes: Ideja e zgjimit do të hedhë idenë e lindjes së një njeriu të ri, që do të mëkembë një Kohë të Re. Ky njeri i ri do të zgjojë ndërgjegjet e fjetura njerëzore për njohjen e vetvetes, të jetës e të lirisë. ( Shpirt’ I ri, Pesha e fatit )
  • Kanget e mjerimit: I gjithë cikli i këngëve të mjerimit, ku bëjnë pjesë shumica e poezive Migjenit ( Poema e mjerimit , Baladë qytetse, Lagja e varfun, Melodi e keputun ) është i ndërtuar me dy lloje shprehësish poetike: me një shpërthim të revoltës së poetit, që kërkon veprim, dhe me një tërheqje të tij, abstenim. Në këtë cikël futen edhe poezitë e rebelimit poetik të Migjenit kundrejt pamjeve të tmerrshme të jetës. Këto janë poezi të kundërshtimit, qoftë kur ai grindet me vetveten, qoftë kur guxon apo tërhiqet: ( Recital’ I malsorit, Blasfemi, Kanga skandaloze ). Kudo theksohet dëshira, malli për veprim, por edhe vetëdija për pamundësinë e veprimit.
  • Kanget e Perendimit: Në këtë cikël do të ndërtohet besimi i ri apo besimi i rigjetur dhe do të tingellojë i fuqishëm dhe ekzaltues rasti i ri fe e cmendun e Perndimit te mrekullueshem…, ku…I egzaltuem shklet njeriu ne delirium te pakuptueshem. Kjo është ëndrra e kapërcimit të pengesave, për një liri që gjendet tjetërkund dhe ku dalin vera të reja njerëzore.
  • Kanget e rinise: Këto shpërthime shpirtërore marrin trajta të ekzates së pranverës, të nostalgjisë rinore; femra për Migjenin është e paarritshme dhe dashuria për të mbetet e parealizuar. Gruaja është hyjni apo kob? Edhe kjo do të mbetet një alternativë e fundit dhe e pazgjidhur për Migjenin.
  • Kanget e fundit: Mbahen si poezitë më të fuqishme të Migjenit, të shkruara kur poeti po lëngonte rëndë nga sëmundja. Ato nuk janë me shprehje të jetës, por përshkrim i ngadalshëm i vdekjes. Vetë titujt e vjershave: Nje natë pa gjumë, Vuejtja, Frymezim’ I pafat, Kanga qe s’kuptohet, Vetmia, Nen flamujt e melankolise japin poetikisht shkallët e rënies së poetit.

Analizë e “Poemës së Mjerimit”

Për sa i përket ciklit të Këngëve të Mjerimit ai është ndërtuar në dy lloje ligjërimesh poetike. Ka një grup këngësh ku mbizotëron revolta politike (Poema e Mjerimit, Recitali malesorit, etj) dhe një grup këngësh të tjera, ku mbizotëron tërheqja e poetit, i cili vetëm konstaton dhe ironizon therazi (Balade qytetase, etj).

Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëngjethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze.

Migjeni tregon haptazi se cdo të thotë të jesh në skamje. Ai përdor figurën e metaforës dhe epitet për të shprehur këtë mjerim. Shohim që e përshkruan me këto fjalë -> Ftyra të zbehta, sy të jeshilta, të shikojnë si hije, duert të mpita, me zhele, të shëmtueme, të ndyta, të verdha.

Në këto vepra shohim qartë edhe fshikullimën që ai i jep fesë. Duke thënë -> e mbi ta n’ajër, si në qesendi, therin qiellin minarete e ngurta, profetenet dhe dhejtenet në fushëta të shumëngjyrta shkelqejnë, e mjerimi mirfilli ndien tradhëti.

Migjeni do të tregojë se kjo varfëri, kjo skamje, trashëgohet brez pas brezi dhe nuk e lë njeriun të shijojë jetën e tij. Ai thotë që : Mjerimi pjek femin para se të burrnohet.

Poeti e kap mjerimin në sfera të ndryshme, atë fizik, shpirtëror dhe moral.

Sipas autorit pasojat që mjerimi shkakton janë:

  • përbuzja, lind i paditur
  • sjell trashëgimi të përcunduar
  • shkatërrim të dashurise amësore
  • shkatërron femijëritë dhe ëndrrat e saj
  • shkatërron vlerat dhe moralin
  • e con njeriun në depresion

Analizë e “Një nate pa gjumë”

Kjo poezi eshte si nje klithje deri ne skaj e te vetmuarit. Ketu poeti shpreh ankth, nuk gjen qetësi e ndihet i vetmuar. Kjo lidhje shqipëtohet si: thirrje universale dhe thirrje e përcaktuar. Thirrja e poetit del në dy forma: lutje për qetësi personale dhe vullnet e shpresë për ndryshime.

Poeti e quan veten burrë i tretun, kjo shpreh zbrastinë e tij shpirtërore dhe vetminë. Ai e shikon veten të paaftë, pa forcë për të bërë ndryshimet që nevojiten.

Simboli i gjelit është i pranishëm në disa vepra të Migjenit, ku ka funksion ironizues. Nënteksti i poezisë fsheh notat tragjike të vetë jetës së Migjenit që po shuhet nga sëmundja.

Ai e shikon që është afër fundit të tij dhe e kupton se nuk ka më se cfarë të japi për të ndryshuar dicka. Askush smë ndijon, cirrem kot më kot… Por më në fund, poeti nuk e shikon më shpëtimin tek drita por tek jastiku.

Poeti është në dilemë gjatë gjithë kohës. Ai vendos kundërvënie të forta perballë njëra-tjetrës kur thotë: më dhemb e sdi cmë dhemb, urrej e sdi c’urren, don e sdi sec don. Në poezi mbizotërojnë toni thirror, përsëritja e fjalëve, shkallëzimi i dhimbjes që përforcon vetminë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix15 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook