Lidhu me ne

Radar

Pse Edi Rama është bërë i padurueshëm në Kosovë?

Pse Edi Rama është bërë i padurueshëm në

Alfred Lela

Kryeministri i Shqipërisë, ka me Kosovën dhe udhëheqësit e saj, një marrdhënie e cila mund të shquhet, më së paku, si tekanjoze. Çka duket si përshkrim i butë i një raporti me ulje-ngritje të forta me krerët e shtetit të dytë shqiptar në siujdhesën ballkanike, jep në fakt thelbin e programit (apo mungesës së tij) të Ramës në lidhje me Kosovën.

Thënë më shkoqur, ai nuk operon me një regjistër kombëtar, por me një agjendë ndërkombëtare. Kjo e fundit nuk ngjan si projekt që i shërben zhvendosjes përpara dhe pozicionit të frytshëm të çështjes shqiptare në botë, por si një platformë vetë-promovimi e kryeministrit të Shqipërisë. Mund ta gjeni, ndër të tjera, spikamën e këtij piari të vetvetes, si në thënien parodizuese të Presidentit serb: ‘këto gjëra i di Edi, ai është lider global”, ashtu edhe në furçën pollock-iane të ministres Milva Ekonomi, që e pat shquar Kryeministrin si të vetmin brand ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë që Edi the international brand nuk është aspak problem, madje e ndihmon imazhin e vendit, komunikimi publik i ditëve tona është sidomos imazheri dhe përcjellje e saj, kthehet në pengesë kur bëhet qëllim në vetvete.

Po ta vini në sprovën e kujtesës ligjërimin e z. Rama, do të mbani mend të paktën dy momente kur ai i bën thirrje një ‘vetëdijeje globale’, duke nënkuptuar një rol për veten, më të madh se ia lejon shtrirja dhe impakti gjeopolitik i vendit që përfaqëson. Si shembulli i parapëlqyer për të ilustruar pse shqiptarët dhe serbët duhet të bëhen vëllezër, sillej pakti franko-gjerman, që u ngrit mbi gërmadhat e dy luftrave botërore. Duke përmendur dhe nënkuptuar etërit themelues të Europës, Konrad Adenauer dhe Robert Shuman, ai e vinte veten në rolin e pajtimtarit ballkanik, bashkë me Aleksandër Vuçiç. Ajo që do theksuar në këtë rast, dhe ka rëndësi logjike dhe historike, është se në këtë dyshe vetëm Vuçiç ka diçka për të ofruar, dhe nëse e bën, duhet të shohë jo drejt Shqipërisë, por Kosovës. Presidenti serb nuk mund të bëjë paqe me shqiptarët me dorën e shtrirë nga Tirana, ndërkohë që kthen kryet nga ana tjetër para të martirizuarës së njëmendtë të konfliktit serbo-shqiptar, Kosovës.

Ky është zemërimi kosovar me Edi Ramën, dhe këtë ai mënon të kuptojë, ose bën sikur. Ky protagonizëm paqeje me harxhet e bankës së gjakut dhe memorjes së tjetrit, e bën Kryeministrin të duket i pandjeshëm  dhe aventurier politik, të paktën në Kosovë. Në thelb të këtij moskuptimi të të vërtetave dhe ndjeshmërive historike, qëndron edhe mënia kosovare me të. Përveç Hashim Thaçit, fatkeqësisht në Hagë, kryeministri i Shqipërisë nuk gjen asnjë derë politike për të trokitur në Prishtinë, dhe kjo jo për tekat e eksponentëve politikë kosovarë.

Rama është i magjepsur me shoqërinë e hapur, fshatin global, rolin e tij në të dhe holy ghost-in e Sorosit mbi të gjitha, sa ngjan si një prej shefave të 6 vendeve europiane që nuk ende nuk e njohin Kosovën. Pa arritur një pakt shqiptaro-shqiptar nuk mund të ketë një paqe shqiptaro-serbe. Kush ia ushqen këtë iluzion, nuk njeh as historinë dhe as të drejtën, por vetëm interesin personal dhe ‘magjinë e zezë’ që e shëron botën nga konflikti me fraza boshe të së majtës ndërkombëtare.

Së fundmi, Rama solli edhe një paralele tjetër për të evokuar paqen serbo-shqiptare, konfliktin e përgjakshëm të L2B, japonezo-amerikan. Nuk mund të thuhet më shumë për këtë analogji, se sa fakti i thjeshtë se dy perandori hyjnë dhe dalin nga lufta në orët e tmerrit të dyanshëm, por agresori dhe viktima, siç është rasti serbo-kosovar, i nënshtrohen një tjetër kalendari.

Në fund, nëse Rama do ta hapë Ballkanin, kërkon rolin historik të pajtimit të gadishullit, etj., ai duhet ta fillojë nga shqiptarët. Si në Prishtinë ashtu dhe në Tiranë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook