Lidhu me ne

Kioske

Si nuk bëri një gjë të saktë?!

Koment nga Respublica.al

Rama ulet këmbëkryq e ha qershi me fermerët në Dibër - Vizion Plus
Rama

Për z. Rama ka zënë vend pyetja: Si nuk bëri një gjë të saktë?

Bëri vend në mediat shqip dy ditë më parë një takim i kryeministrit me përfaqësues të pushtetit vendor. Në atë takim, z. Rama parlajmëroi marrjen e disa bashkive nën administrim nga qeveria, për shkak të falimentimit të tyre financiar. Kryeministri ka pranuar këtu një dështim spektakolar, për mungesë vizioni dhe aftësish menaxheriale të një reforme që u trumbetua si një ndër arritjet më të mëdha, shenjë e qartë progresi në vend.

Krahas këtij lajmi, doli kreu i Kadastrës, Artan Lame që pas 9 vjetësh në krye të institucionit na tha se mungojnë mijëra faqe në regjistrat e Tiranës. 

Të dy sektorët janë ndër ata ku kryeministri në vetë të parë ka livadhisur si ka dashur, ka imponuar çfarë ka dashur dhe ka zgjedhur njerëzit që ka preferuar.

I ka mbrojtur sektorët si të revolucionarizuar, ndërkohë që sot pranon dështimin.

Të mos habitemi: sa herë është denoncuar në media dështimi i këtij njeriu dhe është cilësuar si kazan?!

Sa herë është folur për pushtetin vendor në Shqipëri, për bashkitë e Rilindjes që aty ku hanë edhe dhjesin, pasi nuk heqin dot as mbetjet nga territori? 

Sa herë është folur për gropën septike të Kadastrës!?

Problemi është se ky njeri e ka pranuar edhe vetë që është i dështuar në të ashtuquajturin mision që i ngarkoi Historia. Me mënyrën si sillet, shpengimin me të cilin hyn e del në ferma e hane, ku ha e flet pa kuptim, sa për të shtyrë kohën e vet, në pritje të jetës së tretë. I përkohshmi në të përjetshmen Shqipëri që është aty, e llangosur me grimin e radhës  i cili do tretet nga koha padyshim.

Është interesante pyetja që bëhet anonimisht për qeveritarët: p.sh për Enver Hoxhën pyetej si i vrau të gjithë shokët, për Berishën se pse bëri 97-ën. Pyetjet mund të kenë brenda keqkuptime, por në thelb ato sintetizojnë perceptimin e përgjithshëm mbi një kohë. Për z. Rama ka zënë vend pyetja: Si nuk bëri një gjë të saktë?

Kalorësi i fytyrës së vrerosur kundër Rrumpallës berishiane, Rilindi në fakt rrumpallën e vet pa fillim e pa fund, të cilën e pranon vetë sa herë nuk ka se çfarë të bëjë.

Kjo është edhe trashëgimia e tij, një anekdodë publicitare.

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore12 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix12 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook