Lidhu me ne

Mix

Arrestohet në Itali autori i “Million Dollar Baby”, akuzohet për rrëmbim dhe përdhunim

Regjisori kanadez Paul Haggis ndodhet në arrest shtëpie pas akuzave për përdhunim të një shtetase britanike në Itali

Arrestohet në Itali autori i “Million Dollar Baby”, akuzohet për rrëmbim dhe përdhunim

“Duhet të punonim bashkë, më ka përdhunuar tri ditë në dhomën e tij të hotelit”, thërriste duke u dridhur mëngjesin e së dielës, një vajzë britanike në aeroportin ende të boshatisur të Brindizit, në Pulia të Italisë.

Pas marrjes së ndihmës së shpejtë, autoriteteve policore italiane i tregoi autorin që sipas saj e kishte rrëmbyer dhe përdhunuar. Jo një personazh i panjohur, por një nga regjisorët dhe skenaristët më të njohur në Hollivud.

Bëhet fjalë për 69-vjeçarin me origjinë kanadeze, Paul Haggis, regjisorin e disa kryeveprave, të vlerësuara me dy çmime Oscar, si në rastin e “Crash” në vitin 2006, të cilin e ka shkruar dhe drejtuar, dhe i nominuar si skenarist për filma si “Million Dollar Baby”, “Flags of Our Fathers” dhe “Letters from Iwo Jima” së bashku me mitin Clint Eastwood, si dhe filma komercialisht të suksesshëm si “Quintum of Solace” dhe seritë e “Walker Texas Ranger”.

Kanadezi u ndalua menjëherë nga policia italiane, dhe ndodhet në arrest shtëpie, teksa po merrte pjesë në Ostuni të Pulias në disa klasa kinematografie në përgatitje të festivalit Allora Fest. Organizatorët u deklaruan të shokuar dhe kanë përzënë regjisorin nga pjesëmarrja.  

Avokatët e Haggis thonë në të kundërt se regjisori mohon çdo akuzë. “Ai është totalisht i pafajshëm, dhe ka dëshirën më të madhe të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes”, deklaruan ata.

Por e kaluara nuk shkon në favor të regjisorit. Pas sukseseve kinematografike, kanadezi ka pasur një histori të gjatë denoncimesh. Në 2018, një gazetare e akuzoi për një sulm seksual ndaj saj pas premierës së një filmi. Gjatë gjyqit që i referohet ngjarjes, tri gra të tjera pohuan për sulme të ngjashme nga ana e regjisorit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook