Lidhu me ne

Kryesore

Pikat kyçe në Tryezën e Berishës me avokatët

Pikat kyçe në Tryezën e Berishës me avokatët

HIGHLIGHTS/ Pikat kyçe në Tryezën e Berishës me

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi sot pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Këto janë disa prej pikave dhe ideve kyçe që dolën në bisedimin që zgjati rreth dy orë dhe u përqendrua te ajo që, nga shumë pjesëmarrës, u quajt ‘dështim i reformës në drejtësi’, dhe te harta e re gjyqësore që, sipas të pranishmëve, i heq qytetarit aksesin te institucionet për të cilat paguan taksat.

Sali Berisha

■ “Harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

■ Mbi 80% e të gjitha çështjeve që janë në Gjykatën e Lartë, mes biznesit dhe shtetit i fiton shteti, me kryegjykatës Sokol Sadushin. Së dyti, të gjitha çështjet me shtetin, administrative, i shqyrton kolegji administrativ që kryesohet po nga Sadushi. Së treti, të gjitha çështjet e doganave, të tatimeve, të naftës, kanë kryer të trupit gjykues po Sadushin e partisë.  Së katërti, 95% e çështjeve të Kolegjit Administrativ bëhen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm 5% bëhen me praninë e palëve”.

■ “Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, janë mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve. Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile.”

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë

■ “Drejtësia jonë është një sajesë me frymë bolshevike, fytyrë kineze dhe që flet anglisht. Reforma në drejtësi ka dështuar.”

Adriana Kalaja, Kryetarja e Komisionit të Apelimit – PD

■ “Janë mbi 100 mijë dosje stok që nuk dihet kur do shqyrtohen. Gjykata e Apelit Tiranë po shqyrton ende dosjet e vitit 2017 ndërsa shtoi se me hartën e re gjyqësore do të kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore”.

Genc Gjokutaj, avokat

■ Greva duhet ndërprerë vetëm nëse pranohen kërkesat, minimumi të caktohet një datë, për të diskutuar, duhet kushtëzuar ndërprerja e grevës. 

Lorval Petani, Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës 

■ “Durrësit i shkrihen tre gjykata, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, Gjykata e Shkallës së Parë Administrative dhe Gjykata e Apelit Durrës. Qyteti i Durrësit po zbrazet nga institucionet. Po i largohen gjykatat, kur qytetin e fuqizojmë nga zhvillimet, e zhveshim nga institucionet, pakësohen shërbimet. Kundërshtojmë këtë hartë, do sjellë shumë pasoja. I heq të drejtën qytetarit të ketë akses në drejtësi”.

MË TEPËR

Letersi12 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi12 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix12 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix12 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook