Lidhu me ne

Kryesore

“E diskutova me Vuçiç”/ Dje kërkoi mirëkuptim për Serbinë që nuk sanksionoi Rusinë, ç’fsheh Rama pas bojkotit të samitit të BE

“E diskutova me Vuçiç”/ Dje kërkoi mirëkuptim për Serbinë që nuk sanksionoi Rusinë, ç’fsheh Rama pas bojkotit të samitit të BE

“E diskutova me Vuçiç”/ Dje kërkoi

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se ka komunikuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski në lidhje me samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet më 23 qershor në Bruksel.

Sipas tij, nga ky samit pret një tjetër përgjigje negative, sa i takon çeljes së negociatave me BE-në, duke nënkuptuar se të tre vendet, pjesë e Ballkanit të hapur mund të bojkotojnë samitin e Brukselit. 

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Rama në Twitter.

Ky qëndrim ka sjellë një ‘valë’ reagimesh në rrjetet sociale, duke ‘dënuar’ vendimin e kryeministrit.

Por, çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Lapsi.al shkruan se dyshimet janë se kryeministri Rama po i bën me këtë akt një qokë presidentit serb Vuçiç, i cili në samit do të përballej me presionin e fortë të vendeve të BE për t’i vënë sanksione Rusisë.

Duke bojkotuar në grup, presidenti serb e shmang këtë trysni.

Rama në politico.eu: Mirëkuptim për pozicionin e Beogradi

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama i doli në krah Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për “politico.eu”, Rama foli për mos vendosjen e sanksioneve nga Serbia drejt Rusisë, duke kërkuar mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë vende të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha Rama.

Ai deklaronte se beson se Serbia duhet të vendosë sanksione, por paralajmëroi se Beogradi, i cili është kryesisht i varur nga Moska për furnizime me energji, nuk duhet të bëhet presion për të bërë shumë shpejt.

“Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Presioni i tepërt perëndimor ndaj Serbisë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor,” paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, tha Rama.

MË TEPËR

Kioske21 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore21 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix21 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix21 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix21 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook