Lidhu me ne

Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Me bojkotin ndaj samitit të BE, Rama zgjodhi Beogradin. Vasal i hapur i Vuçiç

Berisha paralajmëron protesta: Me bojkotin ndaj samitit të BE, Rama zgjodhi Beogradin. Vasal i hapur i Vuçiç

Berisha: Të thërrasim protestë të fuqishme, mos

Në një tryezë me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se në këto vite ne po rreshtohemi nga një njeri në anën e kundërt të historisë.

Ai deklaroi se Ballkani i Hapur apo mini-shengeni që u themelua në Novi Sad, sipas themeluesit Aleksandar Vuçiç, tre ditë pas samitit u shpall se kjo është Jugosllavia e Vjetër, plus Shqipërinë.

Sipas tij, në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon, u formua aleanca trilaterale, ku Kosovën e cilësojnë pjesë të territorit serb.

Në këtë proces u konsoliduan në një mënyrë ose në një tjetër, lidhjet jo vetëm me Beogradin por edhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje një luftë të ftohtë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar që sheh si të ardhmen më të mirë të vetes dhe vendit, BE, nuk mund ta imangjinonte.

Ndodhi që një aventurier, vasal, pa interesa vendi dhe kombëtare, të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret absolutisht më para në Beograd, shpallet nga padroni i tij.

Por ai me një farë etike se thotë do mbledh qeverinë. Por ky i bindet padronit. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se kësaj radhe, që nga viti ‘45 kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar në Beograd siç bëhet sot. Aleanca trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, është absolutisht pro ruse dhe anti-Bashkimit Europian. Midis Brukselit dhe Beogradit, Rama zgjodhi Beogradin.

Samiti që mblidhet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, është historik se aty i ofrohet një vendi në luftë që po ofron për Europën dhe lirinë, statusi i vendit kandidat dhe sfidohet haptaz agresori rus.

Ky moment do ishte nderim i madh për shqiptarët të përfaqësoheshin aty. Bojkoti i këtij akti është haptaz përçmim ndaj tij, është dizaprovim ndaj këtij akti, është haptaz rreshtim në krahun tjetër.

Vuçiç mund të mos shkonte se ai nuk zbaton sanksionet e BE ndaj Rusisë, po Edi Rama? Nuk shkon vetëm e vetëm se nuk shkon Aleksandar Vuçiç! Vasal i hapur i tij.

Preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar… Vetoja vërtetë ka bllokuar, por është në zgjidhje.

Për të u morën në mënyrën më të fuqishme më të mëdhenjtë e Europës dhe i dhanë një zgjidhje të sigurtë, edhe pse jo ideale. Mund të mos bëhet dhe sjellë rezultatin në këtë samit, por e ka të sigurt në samitin tjetër.

Berisha deklaroi se Edi Rama është aventurier dhe shkel mbi ëndrrën tonë dhe vokacionin tonë perëndimor.

Në këtë linjë, shtoi se Rama dje u nis turist në Francë, por se nuk duhet të kthehet më por të rrijë në azil, me aktin që po projekton.

Berisha tha ndër të tjera se duhet thirrur protestë e fuqishme, duke e cilësuar si moment ekzistencial për kombin, teksa nënvizoi se nuk mundet që një njeri i shitur të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë.

Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël! Nuk mundet që ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mbrojtja e identitetit tonë dhe ëndrrës europiane, është një detyrim i joni dhe PD duhet të qëndrojë në lartësinë e obligimeve të veta.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore21 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook