Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të rrëzuar regjimin, duhet të jemi një front

Berisha: Të bashkohemi për të rrëzuar regjimin, duhet të jemi një front

Berisha: Të bashkohemi për të rrëzuar regjimin, duhet

“Të bashkohemi të gjithë në një front.” Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer në krye të Partisë Demokratike, gjatë një takimi me shoqërinë civile.

Berisha u ndal ndër të tjera, sipas tij, te kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhet vendi. Ish-kryeministri tha se mënyra e vetme për t’u përballur me regjimin, siç e quan ai qeverinë, është bashkimi në një front i të gjitha partive opozitare. Berisha shtoi gjithashtu që PD është përgjegjëse, pasi gjatë këtyre viteve pranoi politikat anti-kombëtare.

“Sot në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira. Kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim.

Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Çfarë duhet të bëjmë? Sikundër ju i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë. Arrijmë vetëm në një përgjigje: të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkohemi dhe të hidhemi në veprime. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Me ineaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi politika anti-kombëtare.

Sot në Ballkan kryeqytetet më me probleme janë Tirana dhe Prishtina. Tirana bëri gjithçka që ta paraqes Prishtinën si delen e zezë të Ballkanit. Dhe këtu u bihet borive. Ndaj këtij regjimi duhet një front. Ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste ku eksponentë të tij kalojnë nga një zyrë në tjetrën me qese me para duke blerë njerëz. Regjimi nuk respekton asnjë ligj. Në këtë rrugë për tu përballur me regjimin u gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh që kam bindjen më të thellë do ta fitojmë betejën”, tha Berisha. 

MË TEPËR

Mix39 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix41 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix43 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix46 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore51 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix56 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook