Lidhu me ne

Kryesore

Berisha me shqiptarët e Diasporës: PS riktheu monizmin e plotë, kontrollon 99.9% të pushteteve

Berisha me shqiptarët e Diasporës: PS riktheu monizmin e plotë,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me Diasporën dhe emigrantët në Zelandën e Re. Në fjalën e tij Berisha theksoi se Partia Socialiste ka rikthyer monizmin e plotë duke marrë nën kontroll 99.9% të pushteteve.

Berisha shtoi se emigrantët janë të përjashtuarit e mëdhenj nga vendi,. teksa theksoi se qeveria i hoqi të drejtën për të votuar Diasporës.  

“Unë e kam pritur me shumë interes këtë takim me ju.

Para së gjithash për të dëgjuar zërin tuaj, opinionet, sugjerimet e mendimet tuaja.

Pasi në bindjen time më të thellë, kontributi juaj dhe angazhimi i diasporës për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi, është i domosdoshëm.

Por jo më pak e domosdoshme është gjithashtu njohja e rolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi. De facto në rrafshin politik emigracioni dhe politika janë të përjashtuarit e mëdhenj nga Shqipëria.

Shqipëria nuk mbyll kufij si dikur ndaj emigracionit dhe diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj.

Nuk ka vendosur bashkëpunim të domosdoshëm  për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve.

Unë dua të sjell në vëmendje disa nga zhvillimet me dramatike.

E para, pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë.

Në vitin 2020 maxhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në vend, më shumë se ç’kishte Partia e Punës në vitin 1991.

Pas zgjedhjes së Presidentit përqindja shkon në 99.9%.

Së dyti, në 1991 kur Shqipëria hapi kufijtë shqiptarët u dyndën nga deti, toka, ajri për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së mjerimit të trashëguar jashtë vendit të tyre.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, pati lëvizje të popullatës por në Shqipëri popullata rritej çdo vit.

Pas vitit 2014 pothuajse u rishfaqën eksodet e shqiptarëve, por kësaj here për fatin më të keq të vendit shtresa e mesme më së shumti, vitin që kaloi në rrafshin demografik është një kthesë dramatike.

Për herë të parë vendi pati 3.300 lindje më pak se sa vdekje. Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion.

Së treti, nuk dua të bëj analizë të hollësishme, por do të ndalem vetëm në diskursin e këtyre javëve në Shqipëri. Legalizimi i drogës dhe amnistia fiskale për paratë e drogës”, tha Berisha. 

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix5 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook