Lidhu me ne

Mix

‘Hilet’ e bizneseve që ju bëjnë të shpenzoni më tepër – dhe si t’i shmangni

Ndjeheni ndonjëherë të manipuluar pas një xhiroje në pazar? Sikur dolët për bukë dhe u kthyet me 20 mijë Lek minus?

Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm!

Ndër vite biznesmenët janë bërë gjithnjë e më inteligjent me mënyrat se si ju inkurajojnë të blini më tepër.about:blank

Më poshtë janë disa prej tyre – të cilat mund t’i vini në praktikë herën e ardhshme që një biznes mundohet t’ju a punojë! Kështu edhe ju do të mund të ktheheni në blerës inteligjentë!

1 – Planimetria e Dyqanit

Foto ilustruese e nje supermarketi / Credits: Franki Chamaki

Keni menduar ndonjëherë përse ushqimet bazë si qumështi apo vezët qëndrojnë gjithnjë në fund të dyqanit? Arsyeja për këtë është që ju të blini më shumë gjëra gjatë udhëtimit tuaj drejt asaj për të cilën kishit vërtetë nevojë para se të hynit në dyqan.

Këtë taktikë do ta shihni edhe tek rreshtimi i produkteve. Studimet tregojnë qartë se dyqanet i vendosin produktet më popullore (dhe shpesh herë ato më të shtrenjta) në raftet e mesëm, në nivel me sytë, ndërsa markat më të reja dhe ato më pak të njohura vendosen në katin më të lartë ose poshtë.

2 – Efekti i skarcitetit

Kur ju bëni blerje online dhe shihni etiketimin ‘të fundit në stok’, kjo bëhet në mënyrë që mbi ju të ushtrohet më tepër presion që ta bëni blerjen menjëherë.

Blini tani! Mos prisni! Dyqani mbyllet! Malli likuidohet!

Përse e përdorin bizneset këtë teknikë? Gjithçka ka të bëj me skarcitetin. Askush nuk do të mendojë se po humbet shansin për të bërë të tijën diçka për një çmim shumë më të ulët se zakonisht. Ndaj efekti i kundërt bën që ju ta blini produktin pa menduar gjatë, pasi shumë shpejt mundësia mund ‘t’ju fluturojë nga duart’.

3 – Strategjia e çmimit

Foto ilustruese $0.99 vs. $1.00

Do të ishit më të gatshëm të shpenzonit – €199 apo €200 për një produkt? Sipas studimeve, përgjigja është €199. Edhe pse çmimi është praktikisht i njëjtë, krijohet iluzioni se po merrni diçka për një çmim më të ulët dhe kosto më me leverdi. Studimet gjithashtu tregojnë se produktet me këto lloj vlerash ‘iluzive’ blihen shumë më tepër se sa ato me vlera fikse.

4 – Karroca XXL

Ky nuk duhet të jetë një shqetësim kur bëni blerje online, por ka një ndikim të jashtëzakonshëm në supermarkete.

Ideja është që nëse klientëve i jepen karroca të mëdha për të bërë shopping atëherë probabiliteti që ata të blejnë më tepër është më i lartë. Kjo luan gjithashtu me mentalitetin e ‘blerjeve të mëdha’, ku udhëtimi juaj për në pazar nuk ka mbaruar deri sa karroca të jetë mbushur.

Në anën tjetër, nëse merrni një kosh, nuk mund të vendosni shumë gjëra ndaj do të blini më pak. Kjo është arsyeja përse shumë dyqane nuk i ofrojnë fare koshat e vegjël ose i vendosin ato larg hyrjes.

5 – Lejohen kthimet/ndërrimet

Rrallë herë ndodh që dyqanet ta ofrojnë këtë opsion që lejon klientët të bëjnë një blerje dhe të mund ta kthejnë ose ndërrojnë atë brenda një afati të caktuar kohor. Dhe edhe pse në pamje të parë kjo duket si një ofertë mjaft e mirë, nga e cila klienti del shumë më i privilegjuar se sa bizenesi në fakt ajo ka provuar të ketë pikërisht efektin e kundërt.

Kjo sepse në dyqane të cilat ia japim klientëve këtë mundësi, probabiliteti që të bëhet një blerje pa u menduar gjatë është më i lartë dhe edhe pse në shumë raste, klientët edhe mund ta kthejnë diçka, si për shembull një veshje, po aq shpesh ata ose harrojnë ta bëjnë këtë, ose përtojnë dhe si përfundim, blerja është bërë dhe paratë janë shpenzuar!

6 – Bli 1 dhe merr 1 falas!

WOW! Një super-ofertë që i pëlqen të gjithëve dhe s’ka si të ketë diçka që nuk shkon me të – apo jo?

Në fakt, edhe në këtë rast ata që dalin të fituar janë sërish bizneset!

Nëse blini një T-shirt për €16 euro dhe merrni të dytën falas, keni shpenzuar €16 euro në total – €8 më shumë nga ç’do të shpenzonit po të blinit vetëm bluzën që dëshironit nëse ajo do të ishte ulur me gjysmë çmimi. Por dyqaneve nuk i leverdis ta bëjnë këtë, ndaj kjo teknikë e bën të duket sikur ju po kurseni 50% kur në fakt është dyqani ai që po nxjerr fitimet në fund!

Si të bëjmë blerje më inteligjente?

Gati të mësoni si t’i kurseni para dhe t’i qëndroni besnik buxhetit tuaj herën e ardhshme që dilni për të bërë pazar?

Këto janë disa këshilla se si t’i shmangeni marifeteve të bizneseve dhe të bëni blerje më të zgjuara:

  • Jini të qartë për atë që ju duhet para se të shkoni në dyqan.
  • Bëni një listë dhe mundohuni të mos devijoni prej saj.
  • Nisini blerjet për Krishtlindje dhe fundvit herët dhe vendosni një buxhet strikt.
  • Mos u tundoni nga uljet sezonale. Asnjëra nuk ja vlen nëse do t’ju duhet të futeni në borxh për ta paguar.
  • Mbani sytë hapur për oferta dhe kërkojeni të njëjtin produkt në disa dyqane për të bërë diferencën e çmimit.
  • Nëse ju duhen vetëm dy-tre gjëra nga një dyqan, si një shishe qumësht dhe një bukë, mos merrni kosh por mundohuni t’i mbani në krah. Kjo do t’ju ndihmojë të mos tundoheni të blini më tepër seç duhet.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix18 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix18 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix18 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix18 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix18 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook