Lidhu me ne

Kritike

Shqipëria renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë!

“Shqipëria renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë!”/ Berisha: Rekord i zi!

Sali Berisha bën deklaratën e bujshme: Ose shqiptarët do votojnë të lirë,  ose ne do shuhemi si forcë politike - Politike

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngre alarmin se Shqipëria po shpopullohet.

Berisha akuzon kryeminstrin Edi Rama se nga viti 2015 e deri sot, ka larguar 540 mijë shqiptarë nga vendi.

Lideri demokrat i referohet të dhënave të fundit të OKB, ku thuhet se Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit.

“Rekord i zi! Shqiperia renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014 popullata në Shqiperi u rrit çdo vit. Nga viti 2015 deri më sot, mbi 540 mijë banorë janë larguar nga Shqipëria.

Miq, e kam thënë dhe e përsëris, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe për kombin tonë, dhe po ndodh me ritme marramendëse. Sot është fakt, dhe është strategji prioritare e Ramës dhe qeverisë së tij të cilët po bëjnë gjithçka për ta shkretuar Shqipërinë një orë e më parë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në 10-shen e parë për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit. Ndër arsyet me kryesore që rendisin Shqipërinë në vendin e 10-të, janë ulja e lindjeve si dhe emigrimi. Të dy këta faktorë lidhen ngushtë me gjendjen ekonomike të shqiptarëve të cilët sa vijnë e varfërohen, vidhen, mashtrohen, e për rrjedhojë e kanë të pamundur të planifikojnë krijimin e një familje dhe të papërballueshme sjelljen në jetë të fëmijëve. Po ashtu, për shkak të mjerimit dhe pamundësive, shqiptarët zgjedhin të emigrojnë në vende të Bashkimit Europian, në Amerikë e më gjerë. 

Të dhënat e OKB-së, të përpunuara nga “Visual Capitalist”, janë mbledhur për të projektuar ndryshimet nga viti 2020-2050. Në Shqipëri, rënia nga viti 2020-2050, llogaritet me 15.8%. Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin tonë dhe pasojat do të jenë gjithnjë e më të thella, më të dëmshme për shoqërinë tonë dhe për më tepër pa kthim pas. Sb”, shkruan Berisha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook