Lidhu me ne

Mix

“Personazhet VIP që u thotë mendja që janë këngëtarë”


Vetëm në Shqipëri ka personazhe që famën e kthejnë në fitim vetëm nëpërmjet këngës. Janë prezantues, humoristë,balerinë por nëse me profesionin e tyre të parë nuk shkelqejnë gjithmonë në ndihmë i vjen muzika. Ky duket vetëm fenomen shqiptar.

Nëse në botë kjo ndodh për qejf ose në një periudhe të vitit kur një aktor nuk ka role dhe në kohën e lirë bën muzikë, si në rastin e Xhim Belushit etj, këtu tek ne gjatë javës i sheh në televizion dhe në fundjavë duke kënduar në lokale, klube apo kafene.

Po e nisim me të parin Bes Kallakun. Në fillim Besi doli me kartën që ishte parodist, madje të njëjtën gjë ka pohuar dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, duke e cilësuar madje si më të mirin në këtë fushë, por Besi momentalisht po jeton me muzikën ( nuk e besojmë nëse e sheh njeri Kosheren.

Madje më duket se është mbyllur fare) dhe për më tepër që ai ka duete me këngëtarë si Ylli Baka, Mateus Frroku, Klajd Haruni, etj. Dhe madje prej kohësh po përflitet që mund të bëjë edhe një duet me bashkëshorten e tij.

Derivat i Bes Kallakut është edhe Olsi Bylyku, për të cilin miq të afërt të jetojnë afër tij thonë se e ka të ndarë mendjen që është shumë i talentuar si këngëtar. Madje Olsit i është bashkuar tashmë në këtë pasion edhe partnerja e tij Egli, e cila në këndvështrimin tonë repon shumë mirë.

Luana Vjollca është një tjetër personazh që thotë se këndon për qejf ama ka që nga 2012 që është ngatërruar në botën e muzikës, duke u marrë “bukën nga goja” edhe këngëtareve më profesioniste.

Një periudhë kohe Luana bënte edhe koncerte, ndërsa projektin “Thuaje” e tha të gjithin me këngë. Luana ka bashkëpunuar edhe me artistë ndërkombëtar e shqiptarë si Faydee, RayVanny, Mc Kresha, Getoar Selimi,etj. Megjithatë sa herë bën këngë gjithnjë komentet negative e shoqërojnë në rrjetet sociale.

Donaldi & Romeo

Këngëtarë (me këngë të të tjerëve se vet 4 maksimumi 5 këngë kanë) janë bërë edhe vëllezërit Veshaj të cilët janë duke e kënduar në Shqipëri e Kosovë. Madje shumë shpejt do ti shohim edhe pa Elgit Dodën i cili i quajti (si me shaka) tradhëtar dy vëllezërit vlonjatë.

Klea Huta, Elita Rudi, Bora Zemani kanë tentuar të këndojnë gjithashtu por nëse do na dëgjonin neve do bënin mirë të rrinin në atë zonën tyre të rehatshme se nuk kanë shkëlqyer në këtë fushë.

Megjithatë siç e përmendëm edhe në fillim të shkrimit ka patur raste kur personazhe publikë kanë shpalosur aftësitë e tyre vokale. Përshembull Adi Krasta tek “Ethet e së premtes” apo kur ka drejtuar festivale ka pranuar se stonon “si derr” por ama ka kënduar në skenë.

Rudina Magjistari ka kënduar herë pas here në programet e saj, gazetari Enkel Demi, Olti Curri në “Kënga Magjike”, Valbona Selimllari dhe sigurisht kampione mbetet Alketa Vejsiu, që në festivalin e 50-të të Rtsh bëri koncertin e saj recital në tre netët e festivalit. 20 këngëtarë ishin në konkurrim por Alketa këndoi 25 këngë përfshirë këtu edhe duetin e saj (atë këngë që mezi e prisnim) me Giusy Ferreri-n.

P.S Aa se mos harrojmë edhe gazetari Eraldo Rexho  vdes të këndojë dhe shumë shpejt do hedhë në treg albumin e tij të parë muzikor me këngë popullore qytetare shqiptare.

 Kryefjala

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix6 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix6 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix7 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix7 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet7 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook